Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fajin për këtë duket se e ka pasur nusja. Siç ka shpjeguar korrespondetja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Show”, nusja 21-vjeçare është dehur aq shumë, saqë ka kafshuar në vesh bashkëshortin e saj. Dhe jo një kafshim i vogël, por mjaftueshëm i fortë sa për t’i shkaktuar atij gjakderdhje.