Partizani ka nisur të mendojë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, me drejtuesit që paralelisht me zgjedhjen e trajnerit të ri po analizojnë edhe situatën e futbollistëve që mund të largohen gjatë merkatos së verës.
Pas një sezoni të mbyllur në vendin e pestë dhe jashtë Kupave të Europës, në klub janë të vetëdijshëm se merkatoja do të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.
Mungesa në kompeticionet europiane do të ndikojë jo pak edhe në aspektin ekonomik, duke qenë se Partizani humbet një burim të rëndësishëm të ardhurash që në sezonet e fundit kishte ndihmuar klubin në menaxhimin fi nanciar dhe në ndërtimin e ekipit.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit pritet të vlerësojnë me shumë kujdes çdo ofertë serioze që mund të mbërrijë për futbollistët kryesorë të skuadrës. Dy nga emrat që kanë më shumë merkato aktualisht te Partizani janë Rouan Human dhe Arafat Dumbia. Të dy futbollistët spikatën gjatë sezonit të fundit dhe konsiderohen si elementë që mund të sjellin të ardhura të rëndësishme në arkat e klubit në rast të një transferimi gjatë verës. Human ishte një nga lojtarët që dha sinjale pozitive në repartin ofensiv, duke treguar cilësi teknike, shpejtësi dhe aftësi për të krijuar rrezik në zonën kundërshtare.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe interesimi për sulmuesin pritet të jetë konkret gjatë merkatos së verës. Edhe Dumbia konsiderohet një nga futbollistët me më shumë potencial në skuadrën aktuale të Partizanit. Mesfushori tregoi personalitet dhe energji gjatë sezonit, ndërsa në shumë ndeshje ishte një nga lojtarët më konstantë të ekipit. Pikërisht këto paraqitje kanë bërë që ai të shihet si një nga asetet më të rëndësishme të klubit në aspektin ekonomik.
DËSHIRA- Megjithatë, te Partizani ekziston dëshira për të ruajtur pjesën më të madhe të grupit aktual. Drejtuesit besojnë se skuadra ka nevojë për vazhdimësi dhe stabilitet, ndaj synimi fi llestar është që organika të mos pësojë revolucion të madh gjatë verës. Ideja e klubit është që grupit aktual t’i shtohen disa elementë cilësorë, të cilët do të rrisin konkurrencën brenda skuadrës dhe do të ndihmojnë ekipin për t’u rikthyer sërish konkurrues për titullin kampion.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë në rast se për disa lojtarë mbërrijnë oferta të rëndësishme nga ana fi nanciare. Në ambientin e të kuqve ekziston bindja se merkatoja duhet të bëhet me kujdes dhe me ekuilibër, duke ruajtur bazën e skuadrës, por pa përjashtuar mundësinë e shitjeve që mund të sjellin përfi time ekonomike për klubin. Pikërisht Human dhe Dumbia konsiderohen dy nga futbollistët për të cilët Partizani mund të përfitojë më shumë fi nanciarisht. Nëse për ta mbërrijnë oferta të konsiderueshme, drejtuesit pritet t’i marrin seriozisht në shqyrtim, sidomos në një sezon ku mungojnë të ardhurat nga Europa.
STRATEGJIA- Një tjetër aspekt që po analizohet nga klubi lidhet edhe me faktin se shitja e futbollistëve mund të krijojë hapësira për afrime të reja dhe për investime në repartet ku skuadra ka pasur më shumë probleme gjatë sezonit të fundit. Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të dobësojnë ekipin dhe synojnë që çdo largim i mundshëm të zëvendësohet me alternativa cilësore.
Në klub ekziston bindja se Partizani ka nevojë për një skuadër më të balancuar dhe me më shumë vazhdimësi në performancë. Në këtë proces shumë do të varet edhe nga trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit. Tekniku i ardhshëm pritet të ketë rol aktiv në vendimmarrje dhe në përzgjedhjen e futbollistëve që do të qëndrojnë apo do të largohen nga skuadra.
MESFUSHORËT- Për momentin, Human dhe Dumbia mbeten dy nga emrat më të rëndësishëm të merkatos së Partizanit. Të kuqtë do të tentojnë t’i mbajnë në skuadër, por në futboll gjithçka varet edhe nga ofertat që mbërrijnë dhe nga interesat ekonomike të klubit.
Pas një sezoni pa trofe dhe jashtë Kupave të Europës, vera pritet të jetë shumë e rëndësishme për Partizanin, me drejtuesit që synojnë të ndërtojnë një skuadër më konkurruese, por njëkohësisht të ruajnë edhe stabilitetin fi nanciar të klubit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








