• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nisin nga Durrësi punimet në terrenet stërvitore për UEFA U-21 EURO 2027 në Shqipëri

24/05/2026
Nisin nga Durrësi punimet në terrenet stërvitore për UEFA U-21 EURO 2027 në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht punimet në terrenet stërvitore që do të shërbejnë për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, turne që do të zhvillohet në Shqipëri.

Ky projekt përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në përgatitjet infrastrukturore për organizimin e një prej eventeve më të mëdha sportive që do të mirëpresë vendi ynë.

Terreni i parë ku kanë nisur ndërhyrjet është stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, ku po kryhen punime të specializuara për përmirësimin e tapetit, sistemit kullues dhe kushteve të përgjithshme infrastrukturore, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA. Punimet në këtë impiant pritet të zgjasin rreth një javë.

Ndërhyrjet do të vijojnë gradualisht edhe në terrene të tjera stërvitore dhe komplekse sportive në vend, mes tyre fusha pranë Marinës Detare, kompleksi “Skënder Halili”, “Shtëpia e Futbollit”, stadiumi i Egnatias, kompleksi sportiv në Elbasan si edhe ambiente të tjera që do të jenë pjesë e hartës organizative të UEFA U-21 EURO 2027.

Përmes këtij projekti, FSHF synon jo vetëm përmbushjen e kritereve organizative për zhvillimin e Kampionatit Europian U-21, por edhe lënien e një trashëgimie të rëndësishme infrastrukturore për futbollin shqiptar. Investimet në terrenet stërvitore dhe stadiume do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për klubet, akademitë dhe ekipet kombëtare në të gjithë vendin.

Procesi i rikonstruksionit dhe përgatitjes së terreneve do të vijojë sipas planit deri në fund të muajit qershor 2026, me synimin që çdo impiant të jetë në standardet më të larta teknike dhe organizative për të garantuar një organizim dinjitoz të UEFA U-21 EURO 2027.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë
Sport

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ ‘Flamingot’ çojnë protestën në stadium! Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
LIVE/ Penallti dhe gol, kuqezinjtë në avantazh në “Air Albania” (VIDEO)
Sport

LIVE/ Penallti dhe gol, kuqezinjtë në avantazh në “Air Albania” (VIDEO)

26/09/2026
VIDEO/ “Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në “Air Albania”, pak ditë pas turpit të Hagës – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ “Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në “Air Albania”, pak ditë pas turpit të Hagës – Balkanweb.com – News24

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

VIDEO/ Shqipëria “ndez” në startin e Nations League, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bjellorusisë

26/09/2026

Kthimi nga SHBA, Rama njofton një mesazh për shqiptarët sapo të mbërrijë në Rinas

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al