• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet me një proces ekstradimi në SHBA si kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika për tre vrasje.

Kjo foto e siguruar nga Top Channel, tregon Sokol Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas ndalimit prej US Marshall, më 5 maj në shtetin e Ohio-s.

Por si mori fund arratia 30 vjeçare e Sokol Hoxhës?

Dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Sokol Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje.

Në kushtet kur policia shqiptare dhe ajo belge kishin vetëm këtë foto për Sokol Hoxhën dhe jo shenja gishtas identifikimi ishte tejet i vështirë.

Në këtë operacion hynë në lojë britanikët të cilat kishin të dhënat për Sokol Hoxhën pasi ai kishte kërkuar azil në Angli dhe marrë pasaportë britanike siç edhe raportoi “Daily Telegraph” in Londrës.

Kur ka ndodhur identifikimi pozitiv është pritur dita mbarimit të dënimit dhe në momentin kur Sokol Hoxha po linte burgun e Ohios dhe mendonte se kishte fituar lirinë u përballë me një surprizë.

US Marshals i komunikuan arrestimin si person i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.

Sokol Hoxha prej tre dekadash ishte shqiptari më i kërkuar në të gjithë botën prej Interpol Tiranës pasi në 1997 në Patos ekzekutoi dy vëllezër dhe ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000.

Në të njëjtin vit ai në Belgjikë ekzekutoi një të re shqiptare 19 vjeçare të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, krim për të cilin drejtësia belge tre vite më vonë e dënoi me burg përjetë.

E ndërsa Shqipëria përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Belgjika, vihen në garë se kush do ta marrë Sokol Hoxhën duket se rrethanat juridike janë në favor të Belgjikës.

Nëse do t’i referohemi Kodit të Procedurës Penale dënimi i dhënë me 25 vite burg për Sokol Hoxhën nga gjykata e Fierit në vitin 2000, por i pa ekzekutuar asnjëherë, tashmë është e parashkruar.

Teksa Sokol Hoxha po përballet në një gjykatë amerikane me procesin e ekstradimit ai fillimisht, pritet të akuzohet për hyrje të paligjshme në SHBA përmes një pasaporte të marrë përmes mashtrimit me gjeneralitete të rreme.

Hetimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar prej një prokurori në Distriktin Jugor në Ohio-s./ Top Channel

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al