Në Madrid, në shtëpinë e Atletico-s, duhet të bëjnë llogaritë me një kryengritje të fortë. Julian Alvarez, ylli argjentinas, i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale, një lëvizje kjo për të shtuar presion mbi drejtuesit, të cilët herët apo vonë janë të detyruar të marrin një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Kjo kryengritje e Alavrez vjen në një moment delikat, pikërisht në kohën kur Barcelona ka shfaqur interes të hapur për të siguruar shërbimet e tij.
Pavarësisht këtij presioni, i shtuar në dukje, Atletico Madrid është në pozita komode pasi Alvarez është nën kontratë deri në vitin 2030. Sigurisht, trajneri Simone dhe stafi drejtues i Atletico Madrid janë të vetëdijshëm se nuk mund të mbajnë për shumë kohë një lojtar kundër dëshirës, për këtë arsye, sipas Marca: Atletico i ka vendosur një çmim Alvarez. E përditshmja spanjolle shkruan se Alvarez mund të largohet, por vetëm nëse Barcelona, apo çdo klub i interesuar, për të paguan 150 milionë euro.
Me apo pa Alvarez, këtë periudhë, Barcelona duhet të kujdeset për një tjetër çështje të rëndësishme, të ardhmen e Marcus Rashford. Sulmuesi anglez mbylli një super sezon nën drejtimin e Hansi Flick, 13 gola dhe 10 assiste. Pikërisht këto shifra dhe imapkti i tij në skuadër kanë bindur drejtuesit e Barcelonës të përfshihen edhe një herë në negociata me Man.United për të zgjatur huazimin e tij edhe për një tjetër sezon. Në këtë pikë, ekipi blaugrana ka një “as nën mëngë”, dëshirën e lojtarit, pasi Rashford kërkon të qëndrojë nën urdhrat e Hansi Flick.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







