Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e parë të hotel “Garden”, në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Shërbimi i MZSH-së u njoftua rreth orës 15:03 nga një qytetare dhe menjëherë në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes. Zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë kuzhinën e lokalit dhe ndërhynë me fikëse pluhuri dhe ujë.
Zjarri u shua në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të hotelit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje gazi, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit dhe e cila kishte mbetur e ndezur.
Nga incidenti u shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandaloi përhapjen e tij.










