• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana mirëpret konferencën rajonale, Goxhobelli: Transformimi digjital i kadastrës, themel për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik

26/05/2026
Tirana mirëpret konferencën rajonale, Goxhobelli: Transformimi digjital i kadastrës, themel për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik

Agjencia Shtetërore e Kadastrës zhvilloi për herë të parë në Tiranë konferencën rajonale me temë “Nga Prona drejt Progresit: Transformimi Dixhital dhe Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor”.

Një aktivitet që mblodhi përfaqësues të institucioneve kadastrale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, delegacionin e Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe partnerë ndërkombëtarë. I pranishëm në konferencë ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fjalën hapëse, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, theksoi se transformimi digjital i sistemit të kadastrës nuk është thjesht një proces teknologjik, por një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, sigurinë juridike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Kur flasim për transformimin dixhital të kadastrës, nuk po flasim për teknologjinë për hir të teknologjisë. Po flasim për qytetarë që nuk kanë më nevojë të vënë në dyshim nëse të drejtat e tyre mbrohen. Për profesionistë që mund të aksesojnë të dhëna të besueshme pa vonesa. Për investitorë që mund të marrin vendime me besim. Dhe po flasim për një shtet që mund të planifikojë territorin e tij, të menaxhojë burimet e tij dhe të qeverisë tokën mbi bazën e të dhënave të sakta dhe vendimeve të informuara, jo mbi përafërsi apo supozime. Kjo është vlera e vërtetë e transformimit kadastral”, tha Goxhobelli.

Në vijim të fjalës së saj ajo solli në vëmendje transformimin e jashtëzakonshëm ndër vite dhe rritjen e blerjes së pronave në Shqipëri nga jorezidentët, të cilat u rritën nga 15 për qind e të gjitha transaksioneve në gjysmën e parë të vitit 2025 në 25 për qind në gjysmën e dytë të vitit.

Dhe 71% e këtyre blerësve janë qytetarë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë nga gjatë vitit 2025 investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në rreth 1.6 miliardë euro, ndërsa më shumë se një e treta e tyre u investuan në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në fokus të fjalës së saj ishte edhe avancimi i shërbimeve digjitale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas saj, aktualisht të gjitha shërbimet kadastrale në Shqipëri ofrohen online, ndërsa një pjesë e tyre janë tashmë plotësisht të automatizuara.

“Rreth 15% e aplikimeve të përditshme përpunohen automatikisht dhe në kohë reale. Gjithashtu, jemi pranë përfundimit të digjitalizimit të plotë të arkivës së pronave brenda këtij viti”, deklaroi ajo.

Një tjetër objektiv madhor, sipas Goxhobellit, është përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë deri në vitin 2027, duke sjellë njohje ligjore për prona që për vite kanë qenë jashtë sistemit zyrtar kadastral.

Goxhobelli ndaloi edhe te sfidat e së ardhmes, duke evidentuar se sistemet kadastrale do të përfshijnë gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale, inteligjencën gjeohapësinore dhe shërbimet në kohë reale.

“E ardhmja e sistemeve kadastrale do të përfshijë gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale, inteligjencën gjeohapësinore, shërbimet në kohë reale dhe regjistrat dixhitalë të integruar. Këto teknologji nuk janë më realitete teorike apo të largëta. Ato tashmë kanë filluar të ndryshojnë mënyrën se si punojmë. Por teknologjia do të krijojë vlerë reale vetëm nëse të dhënat bazë janë të besueshme, procedurat janë të qarta dhe institucionet janë të afta t’i menaxhojnë këto sisteme me integritet dhe efektivitet. Kjo është arsyeja pse prioritetet tona mbeten të pandryshuara: përfundimi i bazës dixhitale, përmirësimi i cilësisë së të dhënave, automatizimi aty ku është e mundur, investimi te njerëzit dhe harmonizimi i plotë me standardet evropiane. Sepse qëllimi i vërtetë i këtij transformimi është të ndërtojë sisteme të cilave qytetarët mund t’u besojnë dhe mbi të cilat brezat e ardhshëm mund të mbështeten”, u shpreh drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli teksa e cilësoi konferencën si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve të rajonit dhe forcimin e bashkëpunimit drejt standardeve europiane në administrimin e pronës.

Related Posts

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Malisheva fiton bindshëm në Podujevë, Dukagjini barazon me Ballkanin – Balkanweb.com – News24

Malisheva fiton bindshëm në Podujevë, Dukagjini barazon me Ballkanin – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
14 gola, 9 golashënues, sulm i “frikshëm” i Inter, më mirë se zikaltrit ka bërë vetëm…Bayern

14 gola, 9 golashënues, sulm i “frikshëm” i Inter, më mirë se zikaltrit ka bërë vetëm…Bayern

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al