Përditësimet e reja për lojtarët e Bundesligës janë publikuar nga “transfermarkt”. Bie në sy se shqiptarët që luajnë për Kosovën kanë pësuar rritje të konsiderueshme te Hofenheimi.
Vlerat e Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit janë rritur me nga 5 milionë euro. Duke bërë që respektivisht tashmë të jenë me vlerën 35 milionë euro, 30 milionë euro dhe 25 milionë euro.
Sa i përket lojtarëve që mbeten si opsion për Shqipërinë ka pasur po ashtu ndryshime, me përjashtim të Brajan Grudës që mbetet me vlerësimin 28 milionë euro. Nelson Veiper nga 10 milionë euro zbret në 7 milionë euro.
Arijon Ibrahimoviç nga 6 milionë euro rritet në 10 milionë euro. Antoni Caci ndërkohë nga 8 milionë euro shkon në 7 milionë euro.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








