• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjuri “tradhton” Mbappe, Zidane tremb…Realin: Situata nuk duket pozitive

26/09/2026
Situata nuk duket pozitive – Balkanweb.com – News24

Epoka e re me Zizu në stol nis me fitore për Francën, edhe pse ndaj Turqisë nuk ishin brilant, por vuajtën pak për dalë me pikë të plota. Në shifra, kjo ishte një sfidë mes të barabartësh ku diferencën e bëri kapiteni, Kylian Mbappe. Fraksioni i parë prodhoi një episod spektakolar, ku Olise tentoi me një goditje fantastike nga distanca, por në të njëjtën formë iu përgjigj edhe portieri Cakir duke shmangur një gol thuajse të sigurt.

Me fillimin e pjesës së dytë, Mike Maignan iu përgjigj Turqisë, ku në minutën e 50-të devijoi në limite një goditje me kokë të Arda Guler. 5 minuta më vonë, Olise bën atë që di më mirë, dhuroi një assist të pastër për Mbappe, me “gjelin” më të famshëm që nuk fali duke tundur rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë. Festa nuk ishte e plotë, pasi Mbappe menjëherë preku gjurin. Tentoi të qëndronte në fushë, por ishte e pamundur, duke dalë nga fusha pas vetëm 4 minutash, një moment që sjell panik edhe në Madrid.

Djemtë e Zidane menaxhuan me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi, jo vetëm kaq, por flirtuan me golin edhe në dy momente të tjera, ku shtylla e Kounde dhe portieri Cakir u bënë pengesë, edhe pse ky i fundit doli me karton të kuq, duke ndalur me dorë Barcola jashtë zonë. Rezultati mbeti i pandryshuar, me Francën që i bën një nisje me 3 pikë epokës Zidane dhe këtij edicioni të Nations League.

Mendimi i parë i Zidane pas fitores 1-0 përballë Turqisë shkoi pikërisht për Mbappe: “Për fat të keq, situata nuk duket pozitive. Pati një dhimbje në gju gjatë goditjes. Besoj se do të rikthehet në klubin e tij, nuk dëshirojmë të rrezikojmë. Gjithsesi, ishte një ndeshje e parë pozitive. Nuk është e lehtë të luash dhe të fitosh në Turqi. Për mua ishte diçka speciale, lë të shijojmë këtë moment”, u shpreh Zinedine Zidane.

Related Posts

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24
Sport

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24
Sport

Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim
Sport

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

14/10/2026
Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah
Sport

Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24

Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al