• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia shmang festën pas shpërthimit në dhomën e zhveshjes, titulli nuk është fituar ende

28/05/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Tek Egnatia askush nuk dëshiron të dëgjojë ende fjalën “titull”. Edhe pse skuadra ndodhet vetëm një fi tore larg kurorëzimit kampion, në klub po punohet fort që grupi të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos bjerë në eufori përpara sfi dës vendimtare ndaj Dinamos këtë të diel. Në Rrogozhinë janë të vetëdijshëm se gjithçka është ende e hapur dhe se një gabim në 90 minutat e fundit mund të shkatërrojë gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit dhe trajneri Nevil Dede kanë insistuar gjatë gjithë javës që skuadra të mbetet plotësisht e përqendruar te ndeshja dhe jo te festimet.

LARG EUFORISË – Brenda kampit rrogozhinas mesazhi ka qenë i qartë: asgjë nuk është fi tuar ende. Nevil Dede po përpiqet ta mbajë ekipin larg çdo lloj tensioni apo entuziazmi të tepruar, duke i kujtuar vazhdimisht grupit se kampionatet fi tohen vetëm pasi mbaron ndeshja e fundit. Trajneri e di mirë se në futboll momentet e euforisë para kohe mund të kthehen shumë shpejt në zhgënjim. Për këtë arsye, gjatë ditëve të fundit është punuar më shumë në aspektin psikologjik të skuadrës, me synimin që lojtarët të hyjnë në fushë me të njëjtin seriozitet dhe uri si në çdo ndeshje tjetër të sezonit. Në Rrogozhinë nuk duan të përsërisin atë që ka ndodhur më herët me skuadra të tjera të kampionatit, të cilat në momente të caktuara dukeshin shumë pranë objektivave të tyre, por nisën të festonin përpara kohe dhe në fund mbetën me duar bosh.

PRECEDENTËT – Pa u përmendur drejtpërdrejt brenda klubit, te Egnatia kanë shërbyer si paralajmërim edhe rastet e Vllaznisë dhe Elbasanit. Të dyja skuadrat në periudha të ndryshme të sezonit krijuan atmosferën e suksesit të sigurt, por më pas u përballën me realitetin e vështirë të fushës. Pikërisht këtë dëshiron të shmangë Egnatia. Në klub nuk ka vend për festë të parakohshme, postime entuziaste apo deklarata triumfi . Ideja është që gjithçka të mbetet e qetë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit ndaj Dinamos. Drejtuesit besojnë se vetëm kështu skuadra mund të ruajë balancën emocionale në një ndeshje ku presioni do të jetë maksimal.

Në fund të fundit, Egnatia e ka gjithçka në dorën e saj, por po aq lehtë mund të humbasë gjithçka nëse humbet përqendrimin. FITORJA JEP SIGURI – Llogaritë janë të thjeshta për rrogozhinasit: vetëm fitorja i bën kampionë pa pasur nevojë të shohin rezultatin e sfi dës tjetër. Çdo rezultat tjetër do të hapte skenarë të rrezikshëm dhe do ta kthente mbylljen e sezonit në një pritje ankthi. Kjo është arsyeja pse në Rrogozhinë nuk duan asnjë shpërqendrim. Pavarësisht pozicionit të favorshëm në renditje, të gjithë në klub janë të bindur se ndeshja me Dinamon do të jetë ndoshta testi më i vështirë i sezonit. Përballë do të jetë një skuadër që në vitet e fundit i ka hapur jo pak probleme Egnatias në ndeshjet për trofe dhe kjo e bën sfi dën edhe më delikate. Pikërisht për këtë arsye, Dede kërkon një ekip të qetë, pragmatik dhe maksimalisht të përqendruar.

Related Posts

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al