Ernest Muçi ka reaguar në rrjetet sociale pasi mungesa e tij në grumbullimin e Kombëtarja e Shqipërisë u konfirmua për shkak dëmtimi.
Sulmuesi shqiptar shprehu keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet miqësore, ndërsa uroi sukses për shokët e ekipit dhe stafin teknik të drejtuar nga trajneri i ri i kuqezinjve, Maran. “Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave e trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.









