• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Moise Kouame, tenisti i ri që po mahnit Francën: Ndihem si Mbape

28/05/2026
Moise Kouame, tenisti i ri që po mahnit Francën: Ndihem si Mbape

Moise Kouame po bëhet një nga emrat më të përfolur të tenisit francez. 17-vjeçari ka hyrë në histori si lojtari i parë i brezit të lindur në vitin 2009 që fiton një ndeshje në një turne Grand Slam. Suksesi erdhi në “Roland Garros”, ku ai mposhti me 3 sete veteranin Marin Cilic dhe fitoi zemrat e publikut vendas. Kouame konsiderohet një nga talentet më premtues të tenisit modern.

Ai ka thyer disa rekorde për moshën e tij, ishte i pari i lindur në vitin 2009 që fitoi pikë në renditjen ATP, i pari që luajti në një ATP 250 dhe i pari që triumfoi në një ndeshje Masters 1000. Me lojën agresive dhe goditjet e fuqishme, ai po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në qarkut profesionist. Përveç talentit, Kouame po tregon edhe pjekuri të madhe mentale. Pas fitores ndaj Cilic, ai deklaroi se kishte hyrë në fushë pa presion, duke e konsideruar ndeshjen si një mundësi për të mësuar nga një ish-kampion Grand Slam.

Kjo qetësi dhe vetëbesim po e ndihmojnë të përballojë sfidat e mëdha në moshë shumë të re. Shumë tifozë francezë tashmë e shohin si pasardhësin e Gael Monfils, ndërsa Richard Gasquet e ka cilësuar si një lojtar unik. Vetë Kouame është krahasuar me Kylian Mbappe për mentalitetin fitues dhe dëshirën për të bërë diferencën në momentet më të vështira. Një gjë është e sigurt, presioni nuk duket të jetë problem për të, të paktën për momentin.

Përkundrazi, siç pranoi vetë Moise në Paris: “Kur je në fushë, nuk mendon as për moshën dhe as për çfarë do të hash pas ndeshjes. Mendon vetëm për gjërat që duhet të bësh për të fituar. Dhe unë ndihesha shumë mirë në çdo aspekt”.

Këtë e kuptuan të gjithë, ndoshta edhe idhulli i tij i fëmijërisë, që në vend të raketës përdor këmbët për të shënuar gola: “Ndihem si Mbappe, ai përpiqet të shënojë sa më shumë gola, ndërsa unë përpiqem të luaj goditjen më të vështirë të mundshme për kundërshtarin”. Me rezultatet e fundit, Moise Kouame po ngjitet me shpejtësi në renditjen botërore dhe po shndërrohet në shpresën e re të tenisit francez. Kouame do të rikthehet në fushë sot në orën 11:00 për ndeshjen e raundit 1/32 në “Roland Garros”, teksa përballë do të ketë paraguajanin Adolfo Daniel Vallejo.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al