• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri fut “pronat greke” në debatin për Zvërnecin: Qeveria po shkel të drejtat e qytetarëve me origjinë greke

01/06/2026
Beleri fut “pronat greke” në debatin për Zvërnecin: Qeveria po shkel të drejtat e qytetarëve me origjinë greke

Fredi Beleri ka folur për televizionin grek Ellada24 lidhur me debatin mbi projektin turistik në Zvërnec, duke ngritur shqetësime për çështjen e pronave, të drejtat e banorëve dhe mënyrën se si, sipas tij, po veprohet nga qeveria shqiptare.

Në intervistë, Beleri tha se e ka ngritur këtë çështje edhe në komision, duke pyetur se si mund të pajtohen zhvillime të tilla me rrugën europiane të Shqipërisë.

“Unë kam bërë një pyetje në komision se si të gjitha këto kombinohen me një vend që është në prag të Bashkimit Evropian dhe se si zbatohet saktësisht acquis communautaire në këto raste”, u shpreh Beleri.

Ai e lidhi projektin në Zvërnec me problemin e pronave, duke folur për “moskthimin e pronave banorëve grekë të zonës”. Beleri pretendoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një procedurë normale shpronësimi apo për dëmshpërblim të drejtë, por për një model vendimmarrjeje të lidhur me ligjin për investimet strategjike.

Sipas tij, banorët nuk kanë qenë të informuar për projektin dhe janë përballur papritur me rrethimin e tokave.

“Sot zoti Rama doli dhe i tha popullit shqiptar se është një investim që ai e planifikon prej vitesh. Njerëzit ishin në errësirë. Papritur panë fushat e tyre të rrethohen me tela me gjemba që të kujtojnë situata lufte”, u shpreh ai.

Ai shtoi se e konsideron të vështirë të besohet se një investitor i tillë do të zgjidhte Shqipërinë për një investim kaq të madh.

“E konsideroj të pamundur në Shqipëri, e cila nuk ka investuar asnjë euro në turizmin e huaj, të kapitalit të huaj të vijë papritur dhëndri i Trump, i cili mund të investojë në të gjithë botën, të vijë dhe të investojë katër miliardë në Shqipërinë e Ramës në këto kushte”, deklaroi Beleri.

Related Posts

“SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta…”, paralajmërimi i gazetares për Zvërnecin
Lajme

“SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta…”, paralajmërimi i gazetares për Zvërnecin

01/06/2026
Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!
Lajme

Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!

01/06/2026
Zvërneci/ Ish-kryeministri grek Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më bëj leksione nacionalizmi mua
Kryesore

Zvërneci/ Ish-kryeministri grek Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më bëj leksione nacionalizmi mua

01/06/2026
Rojet private e dhunuan në Zvërnec, flet Eduarti: Jam shqiptar dhe grek, nuk më dërgoi askush
Kryesore

Rojet private e dhunuan në Zvërnec, flet Eduarti: Jam shqiptar dhe grek, nuk më dërgoi askush

01/06/2026
Kryesore

Reagon Rama: Më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar. Kur të bëhet gati do ta prezantojmë publikisht

01/06/2026
Rama- shqiptarëve: S’ju kam tradhtuar dhe s’ju tradhtoj kurrë!
Lajme

Rama- shqiptarëve: S’ju kam tradhtuar dhe s’ju tradhtoj kurrë!

01/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta…”, paralajmërimi i gazetares për Zvërnecin

“SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta…”, paralajmërimi i gazetares për Zvërnecin

01/06/2026
Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!

Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!

01/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al