• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo pret Europën, skuadra nis me kapitenin. Bruno Dita arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratës

02/06/2026
Pak diferenca mes Egnatias dhe Dinamos, por rrogozhinasit janë në avantazh ndaj “nëndetëses”

Dinamo e ka mbyllur kampionatin e këtij sezoni në vendin e katërt, ashtu si edhe sezonin e shkuar. Sfida e fundit në “Elbasan Arena” ndaj Egnatias, ishte vetëm për statistikë për blutë, të cilët u mundën me rezultatin 2-0 duke qenë kështu përcaktuese në titullin kampion që fituan rrogozhinasit.

Pas ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena”, më në fund ka pasur pak frymëmarrje për të besuarit e Dajës duke qenë se skuadrës i është dhënë një pushim 1 javor. Lojtarët pritet të rikthehen në fushë në datën 8 ose 9 qershor, aty ku do edhe do të nisin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e Europës, ku fillimisht do të ketë grumbullim në Tiranë e më pas, me shumë gjasa ekipi do të largohet për fazë përgatitore, ku gjasat janë që ekipi të akomodohet në Ohër, aty ku ishte edhe vitin e shkuar.

RINOVIMET- Nëse lojtarët janë duke shijuar disa ditë pushim, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për stafin drejtues dhe atë teknik që kanë nisur menjëherë nga puna për të forcuar skuadrën. Natyrisht, prioriteti është rinovimi i kontratave të lojtarëve që janë në përfundim të saj dhe këtu bëhet fjalë për lojtarë që bëjnë pjesë në planet e skuadrës. Për të vijuar me këtë projekt, Dinamo e ka nisur nga kapiteni Bruno Dita.

“Panorama Sport” ka mësuar se palët kanë rënë dakord parimisht për rinovimin e kontratës dhe pasi lojtari të kthehet nga pushimet, do të firmoset kontrata e re. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Dinamos sigurojnë një nga lojtarët që ka qenë protagonist absolut për këto vite me fanellën blu, teksa mban edhe shiritin e kapitenit. Për Ditën, ka pasur interesime nga klube të tjera në Superiore, por duket se Dinamo është “shtëpia” e mesfushorit, i cili nën drejtimin e Dajës është kthyer në një qendërmbrojtës dhe ndër më të dalluarit në Superiore, pavarësisht dëmtimeve që e kanë shqetësuar disa herë.

TË RREZIKUARIT- Veç Ditës që duket se do të vazhdojë të jetë dinamovit edhe në vijim, drejtuesit kanë një punë të madhe për të bërë duke qenë se shumë lojtarë janë në fund të kontratës, megjithëse disa prej tyre kanë edhe opsionin e rinovimit. Kështu, portieri Aldo Teqja është në fund të kontratës me Dinamon dhe gjasat janë të mëdha që portieri të rinovojë duke qenë protagonist absolut me blutë. Në fund të kontratës është portugezi Teikseira i cili firmosi për një vit me Dinamon dhe ashtu si Teqja, edhe Teikseira do të rinovojë. Në të njëjtën rrugë, është edhe Bekim Maliqi. Mbrojtësi që këputi ligamentin në janar, pritet të jetë gati për fillimin e sezonit të ri dhe drejtuesit e klubit duan ta mbajnë duke qenë se ishte ndër më të dalluarit gjatë kohës që luajti.

E paqartë është situata me Dejvi Bregun, Naser Alijin dhe Lorenco Vilën. Të tre lojtarët janë në fund të kontratës dhe drejtuesit po tentojnë t’i bindin për të rinovuar. Fakti se ndaj tyre ka oferta nga klube e të tjera, e vështirësojnë pak negociatën megjithatë, drejtuesit e Dinamos janë të bindur se palët janë në rrugën e duhur për të rinovuar. Ndryshe është situata për Ledio Beqjen i cili ka qenë huazim me të drejtë blerje, por klubi duket se ka vendosur që të mos e shfrytëzojë të drejtën për të blerë kartonin e tij. Sakaq, Jorgo Meksi që është në fund të kontratës, me shumë gjasa do të jetë një tjetër lojtar i larguar në verë, teksa Qardaku pritet të rinovojë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias
Sport

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias

02/06/2026
“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha
Sport

“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha

02/06/2026
Nga trofeu te goleada, “Elbasan Arena” me fat për Dinamon
Sport

Nga vendi i dytë tek objektivi i titullit, Elbasani nis rindërtimin

02/06/2026
“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha
Sport

“S’do jemi konfuz në fushë, premtoj Shqipëri ndryshe”,trajneri i ri Maran: Kam parë aspekte pozitive, bashkë bëjmë gjëra të mëdha

02/06/2026
LIVE/ Konferenca e parë për shtyp e trajnerit të ri të kombëtares, Maran i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve
Sport

LIVE/ Konferenca e parë për shtyp e trajnerit të ri të kombëtares, Maran i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

02/06/2026
“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë
Sport

“Jemi të motivuar, të përshtatemi sa më shpejt me Maran”, Gjimshiti para Izraelit: Pres ndeshje të mirë, kemi ekip të fortë

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026
Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias

Tetova, arkitekti i sezonit që i hapi rrugën titullit të tretë radhazi të Egnatias

02/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al