Protestuesit e tubimit të sotëm para Kryeministrisë nuk kanë ndalur revoltën e tyre edhe pas shpërndarjes nga bulevardi kryesor.
Ata janë ndalur para selisë së Partisë Demokratike, duke shfaqur kritikat e tyre edhe ndaj partisë më të madhe të opozitës.
Protestuesit kanë thirrur “opozitë e shitur” drejt selisë blu, ndërsa më parë kanë kaluar edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.









