• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

04/06/2026
Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

Listat zyrtare të skuadrave për Kupën e Botës FIFA 2026 janë publikuar, duke shënuar një nga momentet më emocionuese të turneut vetëm një javë para ndeshjes hapëse. Me 48 kombëtare dhe 1,248 lojtarë të gatshëm për të zbritur në fushë në 104 ndeshje që do të zhvillohen në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ky edicion përfaqëson një moment historik për futbollin botëror. Botërori i zgjeruar ka hapur dyert për më shumë vende, më shumë lojtarë dhe më shumë tifozë, duke e bërë turneun më gjithëpërfshirës në historinë e tij.

Nga 1,248 futbollsitët e përzgjedhur, 357 rikthehen pasi kanë qenë pjesë e të paktën një Botërori të mëparshëm, ndërsa plot 891 futbollistë do ta përjetojnë për herë të parë emocionin e skenës më të madhe të futbollit.

DIFERENCA E MOSHAVE

Kontrasti mes brezave është po aq mbresëlënës. Lojtari më i vjetër i turneut është Kraig Gordon i Skocisë, me 43 vjet e 162 ditë, ndërsa më i riu është Gilberto Mora i Meksikës, vetëm 17 vjeç e 240 ditë. Në total, 22 futbollistë nën moshën 20-vjeçare dhe shtatë lojtarë mbi 40 vjeç mund të marrin pjesë në turne. Gjithashtu, 22 kampionë bote do të rikthehen sërish në skenën globale.

DEBUTUESIT

Një nga risitë më të mëdha të këtij Botërori është debutimi historik i katër kombëtareve: Kepi i Gjelbër, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani do të luajnë për herë të parë në Kupën e Botës. Ky është një tregues i qartë se formati i ri po e bën garën më përfaqësuese të futbollit global. Veçanërisht emocionues është debutimi i Uzbekistanit, me yje të rinj si Abdukodir Khusanov, futbollist i Mançester Sitit, që po realizon ëndrrën e një kombi të tërë.

TALENTET

Mes talenteve të rinj që pritet të shkëlqejnë janë edhe Uarren Zaire-Emeri, Fin Surman dhe Bilal El Khanous. Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë legjendat e futbollit botëror. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe portieri meksikan Guilermo Oçoa do të marrin pjesë në Kupën e tyre të gjashtë të Botës, duke vendosur një rekord historik. Listat e publikuara tregojnë edhe natyrën globale të futbollit modern. Plot 449 klube nga 71 vende të ndryshme janë të përfaqësuara në këtë Botëror. Disa kombëtare, si Katari dhe Arabaia Saudite, mbështeten pothuajse tërësisht te futbollistët që luajnë në kampionatet vendase, ndërsa vende si Senegali, Uruguai, Bregu i Fildishtë dhe Kuraçao kanë ndërtuar skuadrat e tyre ekskluzivisht me lojtarë që aktivizohen jashtë vendit.

TRAJNERËT

Edhe në stol ka histori të veçanta. Trajneri portugez Karlos Kueiroz, aktualisht në krye të Ganës, do të marrë pjesë në Botërorin e pestë radhazi, pas eksperiencave me Portugalinë dhe Iranin. Vetëm legjendari Bora Milutinoviç kishte arritur më parë një seri të tillë pjesëmarrjesh. Listat përfundimtare të skuadrave pasqyrojnë në mënyrë perfekte atë që e bën Kupën e Botës një ngjarje unike, një festë të ekselencës, diversitetit dhe unitetit global përmes futbollit. Turneu më i madh në histori është gati të fillojë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

LIVE/ Ndeshja ndaj Bjellorusisë, trajneri Maran del në konferencë – Balkanweb.com – News24
Sport

LIVE/ Ndeshja ndaj Bjellorusisë, trajneri Maran del në konferencë

25/09/2026
Respekt për Bjellorusinë, kam bërë zgjedhjet ideale – Balkanweb.com – News24
Sport

Respekt për Bjellorusinë, kam bërë zgjedhjet ideale – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
LIVE/ Ndeshja ndaj Bjellorusisë, trajneri Maran del në konferencë – Balkanweb.com – News24
Sport

LIVE/ Ndeshja ndaj Bjellorusisë, trajneri Maran del në konferencë – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
Miqësore/ Ndeshje për t’u harruar, Diego Forlan debuton me humbje në stolin e Uruguai-t
Sport

Miqësore/ Ndeshje për t’u harruar, Diego Forlan debuton me humbje në stolin e Uruguai-t

25/09/2026
“Martinez na pëlqen”, Deco trazon sërish Inter, “demi” në listën e Barçës – Balkanweb.com – News24
Sport

“Martinez na pëlqen”, Deco trazon sërish Inter, “demi” në listën e Barçës

25/09/2026
Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin – Balkanweb.com – News24
Sport

Nderoi Portugalinë ndaj Uellsit, Felix: Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin

25/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

I zhvati 15 mijë euro dhe kërcënonte gruan polake, i riu shqiptar në Greqi e pëson keq

25/09/2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

25/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al