• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prostuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë: ‘Fredi Beleri – I akuzuari’ për vrasjen e 2 ushtarakëve shqiptarë

05/06/2026
Prostuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë: ‘Fredi Beleri – I akuzuari’ për vrasjen e 2 ushtarakëve shqiptarë

Protesta në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, është shoqëruar edhe me thirrje për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin ndër vite.

Protestuesit nuk harruan që të kërkojnë drejtësi edhe për ngjarjen njohur si masakra e Pëshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku 2 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën nga një formacion paraushtarak i një grupi nacionalist grek, pjesë e së cilës dyshohet fort se ka qenë dhe Fredi Beleri, sot eurodeputet.

Nëpërmjet një pankarte me përmasa të mëdha që u shpalos para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan drejtësi për vrasjen e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit.

“Fredi Beleri – I akuzuari”, thuhet në pankartë.

Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.

Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja “Pirro I”, e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë.

Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

Related Posts

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al