• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës: Pse na zhgënjeve ne që të besuam?

06/06/2026
Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës: Pse na zhgënjeve ne që të besuam?

Regjisori, aktori dhe producenti shqiptar i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës përmend fillimet e angazhimit politik të tij dhe shpreh zhgënjimin për rrugëtimin e tij në pushtet.

Në shkrimin e tij të gjatë, ai kujton njohjen me Ramën në fillim të viteve ’90, angazhimin e tij në lëvizjen studentore dhe qëndrimet kritike ndaj regjimit komunist.

Ai tregon se e ka njohur Ramën si një njeri që e vlerësonte lirinë dhe që kishte hezitim për të marrë postë të larta shtetërore, por shton se “mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.”

“Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe. Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the: “Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?” Dhe pikërisht atë njeri besuam. Nuk besuam vetëm artistin. Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.”, shkruan ai.

Sipas tij, shumë njerëz e mbështesnin Ramën sepse besonin se ai do të sillte ndryshim dhe një mënyrë tjetër të qeverisjes.

Por me kalimin e viteve dhe qëndrimit në pushtet, akuzat për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të qeverisë dhe rritja e mosbesimit në publik kanë bërë që ky besim të lëkundet.

“Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale. Por vitet kaluan. Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj.

Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike.”, shton ai.

Në fund, ai shkruan se letra nuk është një sulm, por një shprehje zhgënjimi nga një njeri që dikur e ka mbështetur.

REAGIMI I PLOTE:

REQUIEM PËR NJË BESIM

Edi Rama,

Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde.

Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.

Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka e Lirisë shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga “Refleksionet”, me bindjen se duhej të ishe pjesë e asaj lëvizjeje që po ndryshonte historinë.

Por dera nuk t’u hap.

Po atë natë erdhe në shtëpinë time. Më tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami të kishin propozuar të shkoje në Shkodër për të organizuar strukturat e para të Partisë Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me atë ironinë tënde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto që të bredhje me motor për të krijuar një parti.

Në atë përgjigje kishte diçka që më pëlqeu: Refuzimin për t’u bërë ushtar i verbër i kujtdo.

Pak kohë më vonë, në mitingun e madh para Stadiumit “Qemal Stafa”, më kërkove të ndërhyja që të merrje fjalën. Lista e folësve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, të ftova para turmës.

Ti fole.

Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë:

“Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler.”

Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment. Dikush pranë meje tha: “E pe sa radikal është?”

Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut që kërkonte ndryshim.

Më vonë të pashë të plagosur, të goditur barbarisht, dhe shumë prej nesh u gjendëm pranë teje.

Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe.

Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the:

“Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?”

Dhe pikërisht atë njeri besuam.

Nuk besuam vetëm artistin.

Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.

Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale.

Por vitet kaluan.

Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj.

Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike.

Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo.

Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë.

Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik.

Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar.

Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike.

Po shkruaj një requiem për një besim.

Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje.

Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre.

Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti.

Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja ime është e thjeshtë:

Përse na zhgënjeve?

NE QË TË BESUAM !!!!

Related Posts

Zhduket pa gjurmë i riu, policia në alarm
Kryesore

Zhduket pa gjurmë i riu, policia në alarm

06/06/2026
Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar
Kryesore

Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

06/06/2026
Kryesore

Dyshohet për vrasje në Selanik, shqiptari ekstradohet nga Serbia në Greqi

06/06/2026
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
Kryesore

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

06/06/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Gara për drejtuesit e policisë në 4 qarqe, del lista e kandidatëve dhe pikët që kanë marrë

06/06/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, plagoset 16 vjeçari

06/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zhduket pa gjurmë i riu, policia në alarm

Zhduket pa gjurmë i riu, policia në alarm

06/06/2026
Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

06/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al