• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

06/06/2026
Zvërneci, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërsh në lidhje me protestat masive, të cilat po mbahen në lidhje me Zvërnecit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka dhënë një shembull invetimi elitar në turizën, në një zonë të mbrojtur në Portugali. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës, e cila investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.

Ai tha se ky investim ka sjellë miliarda euro investime private, mijëra vende pune direkte dhe indirekte si dhe rritje të vlerës së pronave. Rama theksoi se pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës, ndaj sipas tij Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.

Në fund, ai tha se Shqipëria e rilindur turistike do të hyjë në ligën e kampioneve të turizmit botëror dhe Europa dhe bota do ta vlerësoj si vend të bekuar, jo të mallkuar.

“RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë. Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër. Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm. Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.

Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.

Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës. Jo përkundër natyrës. Falë natyrës. Rezultati? Miliarda euro investime private. Mijëra vende pune direkte dhe indirekte. Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave. Të ardhura shumë më të larta për çdo turist. Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit. Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.

Dhe ndërkohë:

Flamingot janë ende aty. Shpendët migratorë janë ende aty. Laguna është ende aty. Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj. Mësimi është i thjeshtë. Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë. Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit. Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës. Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.

Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë. E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE! SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR”, shkruan Rama në Facebook.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al