60 vite pritej për të rikthyer edhe një herë trofeun në shtëpi. Në Angli, tifozët dhe opinioni shpresojnë që ky të jetë viti i duhur, fundja ëndërrojnë më të drejtë pasi Thomas Tuchel ka në dispozicion një grup të mbushur më yje dhe një super Harry Kane. Pavarësisht këtij fakti, Tuchel nuk e sheh Anglinë mes ekipeve favorite:
“Jo, nuk jemi ne mes favoritëve kryesorë. Nuk mund të jemi pasi kemi vite që nuk e kemi fituar këtë turne. Ka përfaqësuese të tjera që e kanë fituar së fundmi, pra këto janë favoritët. Ne ëndërrojmë shumë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne e shohim veten si konkurrentë, si sfidues, si të tillë synojmë t’i shkojmë deri në fund këtij turneu, por nuk mendoj se jemi favoritët kryesor”, u shpreh Tuchel.
Në konferencë për shtyp, trajneri i Anglisë u pyet më pas në lidhje me lojtarë si Messi dhe Ronaldo, legjenda të futbollit botëror që edhe në këtë turne do të udhëheqin përfaqësueset e tyre, Argjentinën dhe Portugalinë:
“Nuk besoj se keni nevojë për mendimin tim për Messin dhe Ronaldon. Djem, ata janë GOATS, me të mëdhenjtë e të gjithë kohërave. Pra, ata janë këtu dhe janë ekipet që duhen mposhtur. Sigurisht, Argjentina, Portugalia dhe Spanja janë ekipet favorite. Pra ja ku i keni tre emra nga ana ime”, u shpreh Tuchel.
Anglia bën pjesë në Grupin L së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Sfida e tyre e parë në këtë Botëror do të jetë kundër Kroacisë më 17 qershor.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








