• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Transferimi i Muriqit, feston edhe Lazio për milionat. Teuta “qan” gafën e madhe që bëri me sulmuesin

10/06/2026
FOTO/ Muriqi “pushton” Spanjën, “Pirati” në formacionin e vitit në La Liga

Vedat Muriqi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Spanjës për t’u kthyer përsëri në Turqi, ku do të veshë fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi i Kosovës ka gjetur akordin dhe dy klubet gjithashtu kanë finalizuar marrëveshjen që do të bëjë atë pjesë të klubit të qytetit të Stambollit.

Akordi prej 15 milionë eurosh për futbollistin 32-vjeçar, ka bërë padyshim të lumtur Majorkën, e cila ka nevojë për të ardhura pas rënies nga kategoria për të rindërtuar grupin. Por të lumtur janë edhe te Lacio. Kjo, pasi transferimi i tij në Spanjë nuk ishte vetëm me pagesën e një shifre prej 8 milionë eurosh në vitin 2022.

Lacio asokohe ruajti të drejtën e 45% të vlerës së kartonit në shitjen e radhës të sulmuesit nga Majorka dhe tashmë do të përfitojë rreth 7 milionë euro nga ky transferim. Strategjia e ruajtjes së përqindjeve është bërë normalitet në futbollin e sotëm, ndërsa klubet shqiptare e mësuan shumë vonë këtë.

Shembulli më i mirë se si nuk duhet të veprosh edhe me përqindjet që të takojnë, ka ardhur pikërisht me Vedat Muriqin dhe ka lidhje me periudhën e tij në radhët e Teutës në Superiore.

Klubi durrsak, përveçse nuk vlerësoi siç duhej potencialin e tij dhe e dha edhe huazim te Besa, bëri një veprim shumë të pazakontë që e qan edhe sot e kësaj dite. Në momentin kur ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Muriqin pas vetëm një sezoni, durrsakët i dhanë atij një dokument nëpërmjet të cilit hiqnin dorë nga çdo lloj përfitimi të mundshëm financiar prej lojtarit, duke e lënë plotësisht të lirë.

Kësisoj, Teuta nuk ka përfituar asnjëherë nga transferimet e lojtarit, meqë kishte hequr dorë prej përfitimeve financiare që mund të siguronte nga ai sipas përllogaritjes së të drejtës së “edukimit” të futbollistit për të cilin, duke përfshirë edhe transferimin e  fundit, janë paguar më shumë se 50 milionë euro për kalimin e tij nga një klub në tjetrin.

Related Posts

E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…
Sport

U shpall kampion me Egnatian, sulmuesi arrin akordin me Prishtinën e Orges Shehit

Përcaktohet kalendari i “Abissnet Superiore” për dy javët e ardhshme dhe oraret për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë
Sport

Shqetësohet trajneri Martini, Vllaznisë i largohen përfundimisht dy sulmues

Botërori në shtëpinë tuaj, nis në News 24 emisioni i dedikuar evenimentit unik

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)

Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)

10/06/2026
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

U shpall kampion me Egnatian, sulmuesi arrin akordin me Prishtinën e Orges Shehit

10/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al