“FIFA2026” pritet të jetë një Botëror unik, ku legjenda si Messi, Ronaldo, por dhe shumë yje të tjerë do të përfshihen në një betejë të fortë për të siguruar trofeun e artë, për të siguruar lavdinë e përjetshme. Observatori i futbollit, CIES, ka bërë publik një studim që zbulon përfaqësueset më të shtrenjta dhe lojtarët e tyre më të çmuar.
Në krye të kësaj listë, si ekipi përfaqësues më i çmuar i këtij Botërori ndodhet Anglia, me “Tre Luanët” që vlejnë 1,454 miliardë euro. Lojtari i tyre më i vlefshëm është Morgan Rogers, 137 milionë euro.
Në vendin e dytë, sipas raportit të CIES, ndodhet Franca. “Gjelat” e Deschamps vlejnë 1,436 miliardë euro. Lojtari më i çmuar është Kylian Mbappe, me kapitenin që vlerësohet me 166 milionë euro.
Mbyll podiumin e përfaqësueseve më të shtrenjta në “FIFA2026”, Spanja. “Furia e Kuqe” vlerësohet me 1,407 miliardë euro. Lojtari i tyre më i vlefshëm është Lamine Yamal me 358 milionë euro.
Gjermania, Portugalia dhe Holanda ndjekin këtë klasifikim si përfaqësueset më të vlefshme në Botërorin “FIFA2026”.
Ekipi më pak i vlerësuar në këtë Botëror është Irani me 12 milionë euro, i ndjekur nga Iraku dhe Jordania.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







