Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi në “Botërori Amerikan” në News 24, barazimin 1-1 në Botëror mes Brazilit dhe Marokut.
“Brazil-Marok/ Në pjesën e parë, Maroku luajti mirë. Ndeshja mund të shkonte 3-0. Më pas pati ekuilibrat, skuadrat po mendonin që mos të humbisnin ndeshjen.
Ancelotti tha që nuk ishte keq barazimi, pasi mund të humbiste. Janë ndeshjet e para, kampionati botëror është i gjatë. Nuk vendoset gjithçka nga një ndeshje”- tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









