Real Madridi vazhdon të jetë protagonist absolut në merkaton e verës. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi madrilen ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të majtë Marc Cucurella.
Operacioni pritet t’i kushtojë “Los Blancos” mbi 55 milionë euro, ndërsa në marrëveshje janë parashikuar edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Për lojtarin spanjoll kishte interes edhe nga Atletico Madridi dhe Barcelona, por oferta e Realit rezultoi vendimtare.
Me ardhjen e Cucurellës, konkurrenca në krahun e majtë të mbrojtjes bëhet edhe më e fortë. Në dispozicion të trajnerit José Mourinho janë tashmë edhe Álvaro Carreras, Fran García dhe Ferland Mendy, ndaj drejtuesit e klubit pritet të marrin vendime për të balancuar organikën e skuadrës.
Ky është vetëm një nga lëvizjet e shumta të Real Madridit në këtë merkato. Emra si Denzel Dumfries, Ibrahima Konaté dhe Bernardo Silva janë gjithashtu pjesë e projektit të ri që po ndërtohet në “Santiago Bernabéu”. Edhe pse zyrtarizimet ende mungojnë, sinjalet janë të qarta: Mourinho dhe drejtuesit madrilenë po punojnë për një Real Madrid të rinovuar dhe ambicioz, me synimin për të rikthyer klubin në majat e futbollit evropian dhe botëror.








