Mbrojtësi Eneo Bitri është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kampion, në një postim në rrjetet sociale.
“Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do të zhvillohet faza përgatitore. Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit”, – shkruhet aty.









