• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në pritje të debutimit të kampionëve, Argjentina sfidon Alegjerinë. Scaloni me dyshime, botërori i fundit për Messi-n?

16/06/2026
Në pritje të debutimit të kampionëve, Argjentina sfidon Alegjerinë. Scaloni me dyshime, botërori i fundit për Messi-n?

Argjentina nis rrugëtimin e saj në Botërorin 2026 me objektivin për të mbrojtur titullin e kampiones së botës, por edhe me emocionin e veçantë që ky pritet të jetë Botërori i fundit i Lionel Messit me fanellën bardhekaltër.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni mbërrin në turne mes disa shqetësimeve fizike. Portieri Emiliano Martínez, mbrojtësit Nahuel Molina dhe Nicolás Tagliafico, si dhe vetë Messi, nuk janë në gjendjen optimale, ndërsa Leonardo Balerdi është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak dëmtimi.

Pavarësisht problemeve, atmosfera në kampin argjentinas mbetet pozitive. Një nga pikat kyçe është rikuperimi i Julián Álvarez, i cili ka kaluar një sezon të vështirë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Trajneri Scaloni beson se sulmuesi do të jetë gati për sfidat e Botërorit.

Në fazën e grupeve, Argjentina do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë, me Messin që mbetet figura qendrore e projektit teknik të kampionëve në fuqi.

Botërori 2026 ka një domethënie të veçantë për kapitenin argjentinas. Plot 21 vjet pas debutimit të tij me kombëtaren, Messi synon të mbyllë një karrierë të jashtëzakonshme me një tjetër sukses të madh. Pas fitimit të Copa América në vitin 2021, Botërorit të Katarit në 2022 dhe Copa América 2024, ylli argjentinas kërkon të shkruajë edhe një kapitull të fundit në historinë e futbollit.

Për Argjentinën dhe tifozët e saj, ky mund të jetë vërtet “vallëzimi i fundit” i Lionel Messit në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Related Posts

“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra
Sport

“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra

16/06/2026
Botërori 2026/ Brazili dhe Turqia zhgënjejnë në ndeshjet e para, kritika ndaj Ancelotti-t dhe Montella-s
Sport

Botërori 2026/ Brazili dhe Turqia zhgënjejnë në ndeshjet e para, kritika ndaj Ancelotti-t dhe Montella-s

16/06/2026
VIDEO/ Egjipti i merr pikë Belgjikës, dy gola në ndeshjen e Botërorit
Sport

VIDEO/ Egjipti i merr pikë Belgjikës, dy gola në ndeshjen e Botërorit

16/06/2026
Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër
Sport

Nisje katastrofike e Botërorit për Spanjën, vetëm barazim ndaj Kepit të Gjelbër

15/06/2026
FORMULA 1/ Leclerc, i zhgënjyer: Nuk kam qenë në nivelin e duhur! I lumtur për fitoren e Hamilton

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deputetja e Shkodrës largohet nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti

Koçeku sfidon PS: Nuk ua kam marrë juve mandatin, shkojmë në zgjedhje dhe matim forcat

16/06/2026
“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra

“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra

16/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al