Në podkastin The Rest is Football, mbrojtësi anglez, Harry Maguire, foli për mos-grumbullimin nga trajneri Tuchel në Botëror.
“Ai u telefonon të gjithëve në FaceTime. Ishte një telefonatë mjaft e sikletshme. Ia bën më të vështirë vetes të shohë reagimet tona.
“Mora një mesazh ku më thoshte a mund të flas me ty rreth orës 4 pasdite.
Është një mënyrë mjaft unike për ta bërë këtë.”“Ai tha se do të shkojë me katër djemtë që e ndihmuan të kalonte kualifikimet.
“Ai tha se nuk mund të më japë ndonjë justifikim.”
33-vjeçari pranoi se shprehu menjëherë zhgënjimin e tij, por këmbënguli se e kuptonte procesin e vendimmarrjes së trajnerit.“Thashë menjëherë se isha vërtet i zhgënjyer. Mendova se bëra mjaftueshëm për të qenë në skuadër dhe mendova se mund të kisha ndihmuar”.








