• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Timoni nuk i dorëzohet zhurmës. Ne do të çojmë Shqipërinë në BE

20/06/2026
Rama: Timoni nuk i dorëzohet zhurmës. Ne do të çojmë Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama është shprehur se një udhëheqës që ka një qëllim të fortë, me çdo çmim i shkon qëllimit të tij deri në fund, duke mos u ndikuar nga faktorë të jashtëm.

Nga mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se nuk mund të realizohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nëse qeveria merr drejtim nga fryn era.

“Kur ka momentet të tilla, kam kënaqësi të kujtojë një hollësi te Homeri, ‘kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që t’i dëgjojë’. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton sesa i madh është tundimi. Ai bën edhe një gjë tjetër, lidhet shumë fortë te direku i anijes, jo se s’ka besim te vetja, por se ai nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja mund t’ja bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku

Sepse ai e di që çdo gjë mund të ndodhë, por qëllimi është ç’ka e ka çuar deri aty dhe ç’ka e çon deri në fund. Një qeveri s’ka të drejtë të mbyllë veshët, por të dëgjojë. Ata janë dëgjuar. Nuk duhet që një qeveri t’ja hedhë gjithë fajin algoritmit, nuk është ky rasti. Por ka një gjë që një qeveri nuk e bën kurrë nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës.

Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne, për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së, duke i dhënë Shqipërisë momentin e dytë më të madh pas lidhjes së Prizrenit, nëse qeveria e tij merr drejtim nga fryn era dhe sugjestionohet nga zhurmat, erërat, sirenat e dallgët. Me çdo çmim, një grup udhëheqës i shkon deri në fund.

Shqipëria nuk është flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në luftë të madhe me veteveten dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi punë tjetër. kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë në atë breg me çdo kusht. Mos u çudisni që në këtë rrugë që do të kemi shumë të tjerë që do na dalin anash, mbrapa, përballë. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga e ime, juaj, e jona e PS”, tha Rama.

Ai shtoi se asnjë shqiptar i arsyeshëm nuk i mbështet protestat që, sipas tij, bëjnë sfilatë në Tiranë dhe shkojnë të bllokojnë aeroportin. Më tej kryeministri tha se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po vijnë njerëz nga shtete të ndryshme, për të protestuar në emër të shqiptarëve.

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani “godet” në Iran, i dhuron 3 pikë Esteghlal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Asani “rrëmben skenën” në Champions, realizon kryevepër me Esteghal

14/09/2026
Revolucion te Brazili? Thiago Silva kundër Ancelottit: Procesi duhet të jetë gradual, nuk mund të largosh…

Fundi i një epoke, konfirmohet tërheqja e Neymarit nga Brazili

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al