Një incident ndodhi në protestën e kësaj së hëne. Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante në fasadën e Univeristetit Politeknik ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Siç shihet edhe në pamje, bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit ku u ndezën edhe flakadanë.
Ka ndërhyrë menjëherë policia dhe rojet private të godinës së Universitetit që kanë hequr banderolën. Studentët dhe qytetarët kanë kërkuar të marrin mbrapsht banderolën.
Situata është tensionuar pasi nuk kanë munguar edhe përplasjet mes protestuesve dhe rojeve brenda në auditorë.
Më pas rojet e godinës mbyllë dyert me çelës në mënyrë që të mos lejonin futjen e studentëve të tjerë.









