• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Do të rikthehemi në pushtet! Mbështesni protestën qytetare, pavarësisht çfarë thonë ata për ne

01/07/2026
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Sali Berisha e cilësoi Këshillin Kombëtar më cilësor që PD ka zgjedhur në historinë e saj, që sipas tij do të sjellë opozitën në pushtet

“Këshilli Kombëtar merr përsipër misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. Kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.

Këshilli Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj”, u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha

Edhe një herë kreu i PD-së i përsëriti të tijëve, të mos ndikohen nga sloganet “Berisha në burg”, apo ato që e cilësojnë opozitën të shitur, por ta mbështesin protestën me të gjitha mënyrat.

“Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje. Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë. Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, demokratë, mbështetës të PD, thirrja ime është, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar”, theksoi Berisha.

Përballë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha tha se protestat që ai organizoi kundër qeverisë, e “plagosën” qeverinë Rama.

“Në një seri protestash, të organizuara nga dhjetori që kaloi gjer me 8 maj, ne ia dolëm ta plagosim përfundimisht regjimin e Edi Ramës. Ne ia dolëm me protestat tona të dëshmojmë Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që nuk pajtohej kurrë me narkoshtetin, me korrupsionin dhe mburojën ne tij”, theksoi Berisha

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë

14/09/2026
Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al