Ambasada Amerikane reagon sot për herë të parë në ditën e 33-të të protestave në Tiranë dhe Shqipëri.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes nëse ndodhen pranë zonave ku protestohet.
Reagimi i sotëm i ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ardhur pas dhunës që policia ushtroi sot ndaj protestuesve tek parlamenti.
NJOFTIMI:
Vendndodhja: Në të gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.
Data/Koha: Në vazhdim.
Ngjarja: Protestat e përnatshme vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim, si edhe potencialisht në qytete të tjera. Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Protestat mund të shtrihen edhe në zonat përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Në orët para protestave dhe gjatë zhvillimit të tyre pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut. Nëse ndodheni në një qytet ku po zhvillohet protestë, qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.
Forconi masat për sigurinë tuaj duke zbatuar këto këshilla:
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Shtetasit amerikanë këshillohen të shmangin protestat.
Jini të vetëdijshëm për mjedisin që ju rrethon. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në vende publike.
Ndiqni mediat lokale.
Keni gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje.
Mbani profil të ulët.









