Shumë qytetarë kanë “pushtuar” rrugët drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së djeshme para Parlamentit.
“Lironi çunat”, “Ju erdhi fundi”, “Nesër më shumë”, janë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur edhe një sërë sloganesh kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera të ashpra drejtuar kryeministrit dhe kryedemokratit Sali Berisha. “Rama, Sala, f*ck you”, ishte një nga thirrjet që protestuesit brohoritën një zëri.









