Nga Bledi Çuçi
Duhet të jesh vërtet i marrë, të mos kesh as din e iman, aq sa ta përdorësh si pankartë proteste arkivolin. Një akt i turpshëm që fyen kulturën tonë, traditën dhe çdo shtëpi shqiptare që ka përcjellë me lot një njeri të dashur.
Arkivoli është simbol i fundmërisë së jetës, i dhimbjes së familjes dhe i respektit që çdo shqiptar, pa dallim bindjeje i bën vdekjes. Përveç neverisë që krijon ky akt nuk është kurrsesi një shprehje revolte, le më pastaj një e drejtë demokratike për të protestuar. Edhe kur hasmi ka qenë më i egër, shqiptari e ka ndalur dorën përpara vdekjes.
Sepse ka ditur se jeta është e shenjtë dhe vdekja nuk përdoret për hakmarrje, propagandë apo spektakël. Gjuha e urrejtjes dhe skenat mortore në bulevard e në sy të fëmijëve, s’kanë të bëjnë me Shqipërinë europiane që po ndërtojmë. I kemi parë vetëm në regjimin e ajatollahëve









