• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

05/07/2026
Arkivoli në protestë, Lamallari: Pamje të neveritshme! Përpjekje për të helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes

Nga Jakin Marena

Protestat në një shoqëri demokratike janë një tregues se demokracia në vend është e shëndoshë, reagimi qytetar është në nivelin e duhur dhe se ky vend ka një të ardhme të garantuar!

E themi këtë përfundim të thjeshtë, pa dashur të lodhim ata që modestisht na lexojnë, duke hyrë dhe kopjuar citate të filozofëve të njohur apo të mendimtarëve të mëdhenj botërorë, të cilët mund t’i gjejë gratis çdo shqiptar, thjeshtë e vetëm me një klik në rrjetet soaciale apo edhe në programet e AI, sepse një gjë e tillë është provuar në të gjitha shoqëritë demokratike!

Dhe në rastin e protestave përmbi njëmujore në Tiranë, e njëjta gjë mund të thuhet! Të paktën për gjysmën e parë të këtyre protestave, të cilat na dhanë një pamje krejt tjetër të të protestuarit në Shqipëri, teksa numri i madh i pjesëmarrjes nuk shërbeu si një ‘katalizator’ për ashpërsimin e reagimit edhe me dhunë ndaj klasës politike në përgjithësi, sikurse e tregonin dhe parullat e prazntuara në bulevardin qëndror të kryeqytetit! Kishte dhe risi në këto parulla!

Nga deliri apo entuziasmi shfaqeshin tek tuk edhe simptoma të dhunës ndaj qytetarëve që nuk protestonin, duke i bezdisur nëpër kafe, nëpër rrugë apo nëpër automjetet me të cilat udhëtonin, por ishin kapërcime këto pa ndonjë rëndësi dhe nuk cënonin protestën!

Duke shtuar këtu dhe këtë ‘inxhinerimin’ e rrjeteve sociale, një makineri e marrë ‘hua’ bashkë dhe me ‘inxhinierët’ dhe ‘eskortën shoqëruese dixhitale’ nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti, e cila me gjithëse kishte një pjesëmarrje masive sidomos në fundjava ku alternohej plazhi me protestën, nuk ndikoi në cënimin e reagimit qytetar të shqiptarëve në bulevard!

E themi se Albinizmi nuk ka ndikuar fare në në rritjen e ndikimit të protestës në Tiranë, pra nuk ka ngjitur, sepse Shqipëria “londineze’ për fatin e mirë është e privuar nga ai 40 përqidshi i ‘idiotëve’ të cilët kishte evidentuar Kurti në dekalogun e tij të platformës për ‘gjuetinë’ e elektoratit që do ta sillte në pushtet sikurse e solli! Shqipëria nuk e ka një kontigjent i tillë dhe ky është vërtetë një fat! Kjo u provua dhe nga Kurti, i cili në një përballje zgjedhore në Tiranë kundër Ramës me Vetëvendosjen e tij në Shqipëri, mori një rezultat që fillonte me një ‘0’ të madhe dhe një ‘1’ pas 17 zerove pas presjes dhjetore!

Por ama, në gjysmën e dytë të muajit të protestave, teksa tubimet kishin nisur mpakjen në bulevard, nisën dhe simptomat e para të dhunës ndaj të gjithë atyre që nuk mbështesnin protestën dhe për më tepër, dhe ndaj institucioneve të shtetit! Thirrjet erdhën në fillim nga neomarksistët e Qorajt, dhe këto krerët e partive të vogla të Lapajt e Shehajt, për të marrë formën përfundimtare me kapjen e protestës nga ana e Berishës dhe e familjes së tij!

Pikërisht në këto momente, protesta hyri në ‘ullukun’ e njohur të ‘pasdaranëve’ të Berishës, të cilët janë mjeshtra në përdorimin e dhunës, në shkatërrimin e një reagimi qytetar që ishte në fillimet e veta, “Revolucioni Flaming’. Berisha dhe të tijtë kanë ‘patentën’ kontrolluese për ushtrimin e dhunës ndaj institucioneve, por ama kjo nuk do të thotë që janë të përjashtuar këta mbështetësit e Gones, marksistët e Qorit, apo këta pa shtyllë kurrizore të Lapajt, të miksuar dhe me islamin politik të importuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe interesat e Iranit, fqinjëve tanë, e deri në Rusi e më larg, për të krijuar një bastion anti-perëndim dhe anti-Trump në Shqipëri! Nuk janë teori konspirative këto, por dalin dita ditës në skenë, bashkë dhe me përfaqësuesit e tyre! Të paguar sidomos, deri dhe me kriptomonedha! S’punon falas askush!

Fakti që protesta vijon pa kokë, nuk e kuptojmë ende se përse nuk nxjerrin një trupë drejtuese, qoftë ‘triumvirat’ apo grup organizator, me emër dhe mbiemër për të kanalizuar këtë protestë drejt një formacioni politik, që të realizojnë atë që pretendojnë, dëbimin e kësaj klase politike nga kupola e shtetit dhe e politikës dhe zëvendësimin me një klasë të re! Kanë frikë se mund të dështojnë apo është pjesë e axhendës së financuesve reale kjo mënyrë të protestuari, ende nuk jemi të qartë! E sigurtë është se institucionet ligjzbatuese i dinë dhe i njohin emër për emër të gjithë ata që po udhëheqin, nga i marrin paratë, sa e kanë numrin e këmbës, dhe gjithçka lëvrin në prapaskenë! Kjo është e sigurtë, s’kanë pse të bëjnë diskretin me publikun që i ndjek!

Jemi të sigurtë se pjesa më e madhe e atyre që qëndrojnë në prapaskenë, disa prej tyre dhe i njohim e nuk kemi asgjë kundër që të vijojnë praninë në grupin organizator, ka dhe nga kolegët tanë gazetarë në këtë grup, jo vetëm që nuk janë pajtuar me dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe policisë para Parlamentit, as me vandalizmin e ushtruar në komisariatin numër 3 një natë më parë, por dhe i kanë dënuar akte të tilla, duke bërë thirrje që të mos ndodhin më! Ndoshta dhe ata e dinë se këta janë ‘garda’ e Berishës, Qorit dhe Gones e Tikut, të cilët po bëjnë të pamundurën që për të qënë dhe ata, ‘Kola në punë’, të kapin ndonjë territor në protestë! Kjo është e sigurtë!

Jemi të bindur se pjesa më e madhe e protestuesve nuk i mbështet këto akte dhune dhe vandale! Nuk e mbështet as përndjekjen që i bëjnë politikës këta marksistet e Qorit e këta call-centerat e Gones që vdes për një çikë “kryeministër’, por që nuk e plotëson asnjë kusht dhe sikur të vërë dorën në zemër Rama dhe t’i thotë hajde e hiqe merakun për një ditë në zyrën e Kryeministrisë! Nuk e di si e mendojnë përndjekesit situatën në të cilën mund të ndodhen fëmijët e deputetëve të përndjekur, të policëve të dhunuar, kur shohin baballarët e tyre që përndiqen nga një moshatare e tyre! Se ne shqiptarët, keq apo mirë, të njejtën ADN kemi, atë shqiptare! Dhe ‘damarin’ njëlloj e kemi, ndaj nuk dua ta imagjinoj fare momentin kur ndoshta njëri prej fëmijëve të këtyre policëve apo deputetëve të përndjekur të gjendet përballë kësaj përndjekëses!
Jemi të bindur se pjesa më e madhe e protestuesve, përfshirë organizatorët respektivë të kësaj pjese të ‘revolucionit Flaming’, nuk janë ndjerë aspak mirë nga futja e një arkivoli si pjesë e protestës së ditës së shtunë! U tha se është ‘dhuratë’ për protestën nga një grup i PD së Durrësit, duke na kujtuar dhe një skenar të tillë më 14 shtator 1998, në atë grusht të dështuar të shtetit të organizuar nga Berisha dhe PD, teksa arkivoli që mbante trupin e të ndjerit, liderit të dhjetorit Azem Hajdari, u përdor si ‘dash’ për të hapur derën e kryeministrisë! E hapën, e pushtuan, e dogjën, dhe e braktisën pas një telefonate përtej Alantikut, për të qëndruar në opozitë dhe plot 7 vite të tjera! Deshën të përdornin si ‘dash’ për të hapur portën e kryeministrisë dhe “Mandelën’ shqiptar, Pjetër Arbnorin, në vitin 2000, po nga Berisha e njerëzit e tij, por ama dështuan, sepse Pjetri i ngratë, e kuptoi shpejt dhe u shmang! Nuk arriti t’i shmanget spitalit në Jug të Italisë, ku e dërguan për një ‘kontroll rutinë’, dhe tre ditë më pas doli i mbyllur në arkivol!
Por ama shija e hidhur që la përdorimi i arkivolit për Ramën, nuk kalon lehtë! Arkivoli është simbol i vdekjes, dhe pavarësisht kësaj meriton respekt, përcillet me respekt dhe nuk ka vend për politikë! Janë të rralla momentet kur është përdorur, përpos në Shqipëri! Mund të përmendim Kilin, teksa para grushtit të shtetit, u shëtit ‘arkivoli’ i ish presidenti Aljende, i cili vetëm tre ditë më pas u vra nga njerëzit e Pinoçetit! Por këta në Shqipëri nuk kanë k**e të bëjnë grusht shteti! Ndaj sjellin arkivolin në protestë, dhe fillojnë e vajtojnë me ‘oiii’ këta vajtojcat e Gones, i cili siç e thamë më sipër vdes për një çikë kryeministër, post i cili s’ka lidhje me të! Ishte një skenë tragji-komike kjo, e paparë në protestat në Shqipëri, teksa një grup i caktuar lutej për vdekjen e kryeministrit! Punë e tyre, por që ka ndotur maksimalisht këtë protestë, të nisur për mbrojtjen e Flamingove dhe Pelikanit Kaçurel, me pjesëmarrje të gjithë shtresave të popullsisë por dhe të nënave më fëmijë, fëmijë të cilët pikturonin në mënyrë të organizuar, pikërisht në vendin ku të shtunën u ul arkivoli i mbuluar me emrin e kryeministrit e ‘vajtimoret’e Gones nisën ‘ritualin’!

Qofshim të gabuar, por ne na duket se situata në këtë protestë ka dalë jashtë kontrollit! E themi këtë sepse ka ardhur një moment, ku nuk po dihet më çfarë të bëjnë me të! Një pjesë, këta “Kryendriturit’ janë të fiksuar pas kuvendeve kombëtare, që përmes një zgjidhjeje nëpër rrjetet sociale, grupe të ndryshme që japin mendime, kërkojnë që të marrin në dorë drejtimin e tërë këtij reagimi qytetar! Janë zbardhur e bërë publike mesazhet mes tyre, skenarët se si të rrëzojnë këtë klasë politike, për të ngritur një klasë parapolitike, që do të jetë nën humorin e turmës! Bëhet fjalë për Kuvende, me 150-300 pjesëmarrës, pa ditur kush i propozon, kush i seleksionon, nga vijnë dhe çfarë duan të bëjnë me fatin e kombit, të cilin mendojnë se do ta marrin në dorë! Pra, prish shtëpi dhe ngre kasolle është kjo punë, sipas tyre!

Ka një përplasje grupimesh, ku një pjesë e këtyre pretendojnë se janë “Zëri i Popullit”, një thriller që mund t’i falet gjithkujt në moshën e rinisë, por jo atyre që janë tashmë afër pleqërisë, e pavarësisht se s’janë marrë kurrë me politikë, mendojnë se mund të ndryshojnë atë postulatin e vjetër sa bota se ‘macja s’mëson të gjuajë minj në pleqëri’! Politika është punë pak e ngatërruar, shumë e luajnë por pak e dinë. Si shahun! Dhe të jesh “Zëri i Popullit’ nuk është thjeshtë një vendim për të punuar diku, thjeshtë kalimtar dhe i nxitur nga nevoja rinore për të ndryshuar, por në rastin aktual është një ndërmarrje tepër e vështirë dhe që kërkon këllqe! Aq më tepër kur je në kapërcyell të jetës, pavarësisht nëse ke marrë në jetë përgjegjegjësi ndonjëherë apo jo!

E themi këtë sepse, ditë pas dite po shohim njerëz që dalin dhe flasin në emër të popullit, të akuzojnë deri në bullzim po në emër të popullit, a thua se bulevard gjenden 1 milionë njerëz që të imponohen dhe jo në rastin më të mirë rrotull 25 mijëve, e kemi matur me metër atë zonë kur kemi qënë gazetarë terreni dhe pak arithmetikë dimë sepse kemi mbaruar dhe shkencat ekzakte, ku gjysma e të cilëve janë albinistët e islami politik i ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hapësira shqiptare e rajonit! Eshtë guxim i tepërt të flasësh në emër të popullit, të jesh ‘Zëri i Popullit’ pa nxjerrë fytyrën, pa treguar skemën se çfarë do të ndodhë me këtë vend pas ‘rrëzimit të kësaj klase politike’, edhe sikur të kesh në shesh 100 mijë njerëz ditë pas dite në protestë! Njerëzit janë lodhur me eksperimente të tilla! U dogjën më 1945-ën, vuajtën 45 vite, u dogjën në vitin 1990, po vuajmë një tranzicion të tejzgjatur! S’kanë nerva e as guxim ta provojnë sërish!

Organizatorët e protestës nuk duhet të jenë pre e ‘ustallarëve’ të vjetër, duke filluar me Berishën, i cili tashmë e ka marrë në dorë situatën e drejtimit të këtij tubimi qytetar dhe luan me të si të dojë! As të jenë viktima të këtyre ‘çerrave’ të rinj, që kanë dalë nga ‘mitra’ e partive të vjetra dhe janë mekanizmi i ustallarëve të vjetër, për të kamufluar përdorimin për interesat e tyre të ditës! Në fakt nuk duhet të bien as viktima të ish drejtorëve dhe ish zyrtarëve të lartë që në mënyrë pamerituar morën nga PS dhe Rama poste të larta, përfshirë këtu dhe deputetë që janë të frikshëm në paditurinë e tyre!Janë mosmirënjohës klasikë dhe të certifikuar, të cilët në rastin më të mirë të dalin kundër, në rastin më të keq të bëjnë gropën! Nuk rrëzohet klasa aktuale politike me këtë kontigjent, që në rastin më të mirë janë të pabesueshëm në rastin më të keq, maskarenj e të paudhë! Nuk rrëzohet kjo klasë politike as nga ata që nuk dinë se çfarë thonë dhe që kujtojnë që me kërcënime apo me platforma parapolitike, mund të na kthejnë në epokën e “gurit”! Besoj do të ishte më e udhës që grupi organizator ta merrte parasysh kërkesën e disa grupeve të protestës për t’u rikthyer në vjeshtë më të fortë! Të bëjnë pushim këto ditë vere të nxehtë, se vapa po bën të veten, dhe po dalin në sipërfaqe dhe gomarllëqe që nuk ka kandar që i peshon!

Tërë kjo që po ndodh po më kujton një histori të parë këtu mbi 30 vite më parë, asokohe autori i këtyre radhëve një gazetar i ri në gazetën më të madhe të pavarur ‘Koha Jonë’! Në ndjekje të një epikrize të doktor Ulvi Vehbiut për presidentin e asaj kohe, kreut aktual të PD, Sali Berisha, për çrregullimet e tij nervore dhe të personalitetit, rasti e solli që natën para që të fusja në dorë atë dokument të premtuar, të thyhej dhe grabitej kartoteka e kardiokirurgjisë, për ata që nuk e dinë është ngjitur me spitalin ‘5’, gjë që solli dështimin tim me sukses për lajmin. Por rasti e solli të ruanim komunikimin me stafin e mjekëve jo vetëm tek neëurokardiologjia por dhe te ai ngjitur me të, që quhej pavioni i atyre që kishin probleme mendore! Se ishin nën të njejtën kupolë!!

Për të mos dalë pa lajm bënim ndonjë vëzhgim për një nën-pavion të veçantë, trajtimin e atyre që konsumonin drogërat e forta, pa përmendur emra, kuptohet! I dinim me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që ishin të varur nga droga, nuk i përdorëm kurrë emrat e tyre, pavarësisht se ishin fëmijë të zyrtarëve e politikanëve të lartë të këtij vendi, përfshirë dhe biznesmenëve të fuqishëm! Ndonjëri prej tyre tashmë është bërë ‘mentor’ i politikanëve të ‘mëdhenj’ në rajon.

Dhe me humor mjekët na tregonin tre raste ekzemplare nga puna e tyre në këtë pavion, duke bërë që kafja që pinim diku afër të ushtonte nga zhurmat që bënim! Sipas rrëfimit të tyre, njëri prej atyre që trajtoheshin në këtë pavion, thoshte se ishte “Zeusi”, kishte ardhur për të udhëhequr njerëzimin, larg partisë, larg ziliqarëve e larg të gjithë atyre që nuk e donin popullin! E quante veten “I ndrituri’! Pastaj vinte një tjetër që raportonte çdo pesë minuta se kishte vrarë Mehmet Shehun me spec djegës! Ndërsa i treti në orën 7 pa 5 minuta, afrohej te dera i veshur me kostum e kollare, dhe kërkonte të hapej dera se do të hynte në zyrë! Kishte shumë punë, sipas tij. Ne e merrnim me humor këtë gjë, nuk e kishim parë vetë me sy!

Nuk dua të bëjnë përçasje me emra dhe njerëz, por një pjesë e vogël e kësaj proteste, me kujton pikërisht këto skena të pamundura dhe aspak të realizueshme që kam dëgjuar këtu e mbi 30 vite më parë, nga njerëz që u kishte bërë në mënyrën më të padrejtrë mendja ‘rrengun’ më të padëshirueshëm për jetën e tyre! Por ama sipas mjekëve që i trajtonin, kishin një pastërti, një sinqeritet dhe një art të të shprehurit që na ka ngelur në kujtesë jo vetëm mua, por dhe atyre që kanë qënë me mua në atë kohë, kur këta mjekë të nderuar, na rrëfenin për peripecitë e punës së tyre! Prandaj them, që nuk e besoj që pjesa më e madhe e protestës dhe e organizatorëve të saj janë dakord me disa segmente të këtij tubimi, që jeta u ka bërë ndonjë ‘rreng’ apo që janë ndjerë të tradhëtuar në adoleshencë nga familja, shoqëria e politika!

Related Posts

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët
Kryesore

Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët

05/07/2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre
Kryesore

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

05/07/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!
Kryesore

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

05/07/2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)
Kryesore

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al