Jajden Adams ka ndërruar jetë sot, ndërsa lajmi tragjik është konfirmuar nga familja e tij. 25-vjeçari dyshohet se vrau veten, pasi vuante nga depresioni.
Adams luajti në Botëror me Afrikën e Jugut. Ish-mesfushori u aktivizua në tre takime.
Bëhet fjalë për një futbollist i cili ndiqej në rrjetet sociale me Rouen Hjumen. Ky i fundit është mesfushori i Partizanit, që po ashtu është ftuar më parë nga Afrika e Jugut. Si bashkëmoshatar kanë luajtur më parë përballë njëri-tjetrit në Afrikë.
Adams regjistroi nëntë paraqitje me Afrikën e Jugut. Gjatë kësaj kohe shënoi edhe një gol.









