• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën nga veriu në jug, rrugët ku do të ndërhyhet

14/07/2026
ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën nga veriu në jug, rrugët ku do të ndërhyhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht 4.8 milionë euro, për ndërhyrje në sinjalistikën dhe pajisjet e sigurisë rrugore në veri, jug dhe në rajonin Qendër-Lindje.

Procedurat mbulojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, vendosjen ose zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ndriçimin e kryqëzimeve dhe riparimin e fugave të urave në disa prej akseve kryesore të rrjetit kombëtar.

Fondi më i madh është parashikuar për Rajonin Jugor, Loti 3, me 187.46 milionë lekë. Një vlerë e ngjashme, prej 187.44 milionë lekësh, është caktuar për Rajonin Verior, Loti 1, ndërsa tenderi për Rajonin Qendër-Lindje, Loti 4, ka fond limit 99.84 milionë lekë. Sipas raporteve teknike, akset janë përzgjedhur pas inspektimeve në terren dhe vlerësimit të fluksit të trafikut, rëndësisë në rrjet, lidhjeve me pikat kufitare dhe nevojës për ndërhyrje në elementet ekzistuese të sigurisë.

Akset në Veri

Në veri, projekti përfshin Bypass-in e Shkodrës, aksin Vau i Dejës–Pukë–Kthesa e Hadrojit, segmentin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash, si dhe rrugët Klos–Qafë Buall dhe Ura e Cerenecit–Maqellarë. Gjatësia e segmenteve të listuara në raport shkon nga 8.16 kilometra në Bypass-in e Shkodrës deri në 62.7 kilometra në aksin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash.

Loti verior përfshin gjithashtu ndriçimin e kryqëzimit të Komanit në segmentin Shkodër–Pukë dhe të kryqëzimit Aliaj në aksin Shkodër–Hani i Hotit. Riparime të fugave të urave janë parashikuar në segmentet Milot–Lezhë, Lezhë–Shkodër, Shkodër–Hani i Hotit dhe Shkodër–Velipojë.

Akset ne Jug

Në jug, ndërhyrjet janë përqendruar në autostradën Mbrostar–Levan, pjesë e A2, me gjatësi 22.3 kilometra, dhe në aksin Mallakastër–Tepelenë–Dogana Kakavijë, pjesë e SH4, me gjatësi 85.8 kilometra.

Raporti parashikon ndriçim në kryqëzimet e rrezikshme përgjatë segmentit Mallakastër–Dogana Kakavijë, si dhe riparimin e fugave të urave në aksin Vlorë–Levan. Segmenti Mbrostar–Levan përshkruhet si një rrugë interurbane kryesore me nga dy korsi për çdo drejtim dhe me rol lidhës për zonat me aktivitet ekonomik dhe qarkullimin drejt Tiranës.

Akset në Qendër-Lindje

Në Rajonin Qendër-Lindje, punimet do të shtrihen në segmentet Urakë–Golik i Poshtëm, Unaza Librazhd–Zgosht, Drizë–Kanioni i Holtës, Kryqëzimi i Podgories–Kryqëzimi i Liqenasit, Kryqëzimi Libonik–Ura në Maliq dhe Kryqëzimi i Gështenjasit në aksin Pogradec–Korçë.

Ndriçim është planifikuar në një seri kryqëzimesh, mes tyre Urakë–Golik, Podgorie–Liqenas, Boboshticë–Qatrom, Gështenjas, Qafë Plloçë, Korçë–Voskop, Leminot dhe Unaza e Ersekës. Dokumenti përfshin edhe riparimin e fugave të urës në Çërravë, Korçë.

Raportet teknike evidentojnë si problematika kryesore mungesën e retroreflektimit gjatë natës, dëmtimet, vandalizmin, shkatërrimin dhe vjetërsinë e sinjaleve rrugore. Ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në rifreskimin e vijëzimeve dhe tabelave ekzistuese. Projektet parashikojnë edhe shtimin e elementeve që mungojnë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vendosjen e sistemeve të reja të kufizimit rrugor. Në këto sisteme përfshihen barriera prej çeliku dhe betoni, amortizatorë goditjeje, terminale, barriera të lëvizshme dhe parmakë metalikë për këmbësorët./ Monitor

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Bayern pret rikthimin e trajnerit, zbulohet gjendja e Kompany

27/10/2026
Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor – Balkanweb.com – News24

Muçi është unik dhe bëhet më i miri në Turqi: E lehtë me ata që kemi në sulm, por duhet ta nisim me seriozitet

27/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al