• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

Është prezantuar projekti kombëtar “Smart City” me praninë e kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.
Ministrja Mirela Kumbaro, deklaroi se siguria në shkolla dhe krijimi i një mjedisi ku çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i barabartë dhe i mbështetur për të mësuar e për t’u zhvilluar është prioritet i punës së Ministrisë së Arsimit.

Gjatë prezantimit të projektit “Smart City”, Ministrja Mirela Kumbaro, tha se projekti synon të ndërtojë një sistem inteligjent sigurie që i parandalon problematikat, duke krijuar mekanizma që ndihmojnë në identifikimin dhe adresimin e problemeve përpara se ato të ndodhin. Pamjet e kamerave, të cilat do të vendosen në hapësira publike brenda shkollave, nënvizoi ministrja, nuk do të shërbejnë vetëm si elementë hetimi pas incidenteve, por mbi të gjitha si instrument për parandalimin e tyre.
“Me projektin “Smart City” po punojmë të ndërtojmë një sistem që kontrollon territorin për ta bërë më të sigurt dhe më të shëndetshëm, ku pamjet e përftuara prej këtyre kamerave mos të shërbejnë vetëm si element hetimi pasi ka ndodhur një incident, por mbi të gjitha si mekanizëm parandalimi”, tha Kumbaro.

Kumbaro bëri me dije se sistemi arsimor për të siguruar mirëqenien e fëmijëve përveç mësuesve, mbështetet aktualisht në punën e oficerëve të sigurisë dhe psikologëve e punonjësve socialë në shkolla. Kumbaro tha se teknologjia do të fuqizojë punën e këtij rrjeti mbështetës, duke u ofruar profesionistëve më shumë informacion për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar konfliktet.
“Por jam e lumtur që projekte si “Smart City” sjellin risinë dhe hedhin themele drejt ndërtimit të një përmase të re të sigurisë, e cila vepron përpara se të ndodhë problemi. Sot, sistemi ynë arsimor mbështetet, përveç personelit pedagogjik, në punën e 329 oficerëve të sigurisë dhe 1,183 psikologëve e punonjësve socialë në shkolla. Kjo tregon se investimi ynë kryesor vazhdon të jetë te njerëzit. Teknologjia vjen për ta fuqizuar këtë rrjet mbështetës, jo për ta zëvendësuar atë. Ajo do t’i ndihmojë të gjithë këta profesionistë të kenë informacionin e nevojshëm për të ndërhyrë më herët, për të parandaluar konfliktet dhe për ta kthyer komunikimin në mjetin më të fortë të edukimit”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja tha se vizioni për shkolla të sigurta dhe larg teknologjisë këtë vit ka rritur angazhimin e institucioneve arsimore dhe po zgjeron programet “Programi Pas Shkolle” dhe “Shkolla Verore”.
“Ne nuk duam të kemi fëmijë të survejuar, por të edukuar. Prandaj përmes një vizioni që e koncepton shkollën përtej programit mësimor, por të një hapësire gjithëpërfshirëse edukimi, argëtimi, kreativiteti, sportesh, zejesh, siç është “programi pas shkolle”, “shkolla verore” të cilën sapo e kemi mbyllur në 47 shkolla, apo nisma që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonit celular gjatë orarit të mësimit, programe që i kemi ndërtuar bashkë me partnerë, institucione të artit, kulturës, sportit po synojmë të përmbushim qëllimin tonë për të formësuar qytetarë të edukuar të së nesërmes, ku ndërgjegjia është “kamera” e gjithsecilit”, tha Kumbaro.

Në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë Shqiptare për dixhitalizimin e shërbimeve publike, inovacionin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në funksion të sigurisë publike, projekti kombëtar “Smart City” synon krijimin e një sistemi të integruar për monitorimin dhe menaxhimin inteligjent të sigurisë në shkolla, sigurisë në vende publike dhe trafikut rrugor, ky projekt do të pajisë me kamera 20 shkolla.

Related Posts

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve
Kryesore

Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve

16/07/2026
Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)
Kryesore

Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)

16/07/2026
Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!
Kryesore

Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!

16/07/2026
Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë
Kryesore

Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë

16/07/2026
Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)
Kryesore

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al