• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale kanë përfunduar raportin final të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, i cili rekomandon një riorganizim të ri të hartës së pushtetit vendor në Shqipëri. Raporti argumenton se, një dekadë pas reformës së vitit 2014, një pjesë e bashkive nuk arrijnë më pragun minimal të qëndrueshmërisë financiare, funksionale dhe demografike, ndaj propozohet konsolidimi i tyre.

Sipas skenarit të propozuar nga shumica socialiste, 14 bashki rrezikojnë të shkrihen, duke e ulur numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 61 në 47 bashki. Argjiroja.net ka paralajmëruar kohë më parë edhe bashkitë në qarkun Gjirokastër që rrezikojnë të mos ekzistojnë më. Ato janë Libohova, Këlcyra e Memaliaj. Më poshtë tabela me bashkitë që mendohet të shkrihen, por sidoqoftë vendimarrja është ende larg.

Sipas raportit, këto bashki rezultojnë nën pragun e qëndrueshmërisë në analizën e kryer mbi pesë kritere kryesore: performancën financiare dhe funksionale, zhvillimin ekonomik, treguesit demografikë, aksesin territorial dhe kohezionin social.

Objektivi është krijimi i bashkive më të mëdha dhe më të afta për të ofruar shërbime cilësore, për të menaxhuar fondet e Bashkimit Europian dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit të ardhshëm.

Raporti parashikon gjithashtu që ndryshimet të miratohen brenda vitit 2026, në mënyrë që harta e re administrativo-territoriale të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë

07/09/2026
Nuk i besojnë Brojës, Burnley rikthen në Angli…Jamie Vardy – Balkanweb.com – News24

Nuk i besojnë Brojës, Burnley rikthen në Angli…Jamie Vardy – Balkanweb.com – News24

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al