• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

Egnatia nuk është më vetëm një skuadër që kërkon rezultatin. Pas javëve të para të aventurës europiane, kampionët e Shqipërisë po tregojnë shenja të qarta të një identiteti të ri, të ndërtuar mbi disiplinën taktike, organizimin dhe besimin te ideja e trajnerit Nevil Dede.

Rezultatet janë vetëm një pjesë e historisë. Përtej tyre, ajo që bie në sy është mënyra se si skuadra sillet në fushë. Egnatia tashmë duket një ekip që di çfarë kërkon, që nuk shpërbëhet në momentet e vështira dhe që është në gjendje të përshtatet sipas situatave të lojës.

EKIP KOMPAKT – Një nga elementët kryesorë të filozofisë së Dedes është ekuilibri. Egnatia nuk kërkon të luajë gjithmonë me rrezik, por të ruajë strukturën dhe të mos humbasë kontrollin e ndeshjes. Blloku i mesëm, distancat e shkurtra mes reparteve dhe ndihma që japin të gjithë lojtarët në fazën pa top janë kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës. Kjo i jep mundësi Egnatias të vuajë kur duhet, por edhe të dalë shpejt përpara sapo fiton topin. Pikërisht kjo ishte një nga kërkesat kryesore të Dedes: një skuadër që të dijë të mbrohet si grup dhe jo vetëm me individë.

KARAKTER DHE REAGIM – Një tjetër ndryshim i dukshëm është mënyra se si Egnatia reagon në momentet e vështira. Në përballjet europiane, skuadra ka treguar se nuk humbet qetësinë edhe kur situata nuk shkon sipas planit. Ndaj Çeljes, rrogozhinasit u gjendën në disavantazh, por nuk ndryshuan mënyrën e lojës. Vazhduan të kërkonin zgjidhje, ruajtën besimin dhe arritën të rikthehen në lojë. Ky është një tregues i rëndësishëm për një ekip që synon të konkurrojë në nivele më të larta. Megjithatë, identiteti i ri i Egnatias nuk do të thotë se gjithçka është perfekte. Në këtë nivel, diferencat shpesh bëhen nga detajet më të vogla. Përqendrimi në momentet kyçe, menaxhimi i avantazheve dhe shmangia e gabimeve individuale janë elementët ku skuadra duhet të vazhdojë të përmirësohet. Vetë Dede e ka theksuar se në Europë çdo gabim paguhet dhe se rritja e ekipit kalon edhe përmes këtyre situatave.

BESIM – Në pak kohë, Egnatia ka kaluar nga një skuadër që kërkonte të përshtatej me kërkesat e trajnerit të ri, në një grup që tashmë ka një mënyrë të qartë loje. Futbollistët e kanë përthithur idenë e Dedes dhe po e zbatojnë atë me më shumë bindje nga ndeshja në ndeshje. Sfida e radhës në Slloveni do të jetë një tjetër test për këtë identitet. Aty do të shihet nëse Egnatia mund ta shfaqë të njëjtën pjekuri edhe jashtë shtëpisë, por deri tani kampionët e Shqipërisë kanë dhënë një sinjal të qartë: kjo është një skuadër që nuk luan më vetëm për rezultatet, por edhe me një filozofi të përcaktuar.

Related Posts

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026
Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale
Sport

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

07/11/2026
Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi
Sport

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al