• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

Aksi i Unazës Lindore të Tiranës, i cili të çon në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, për t’u lidhur me autostradën Tiranë-Elbasan, jo pak herë bëhet “shesh” i aksidenteve. Rruga e drejtë vetëm 1 kilometër që të nxjerr nga Farka, shoqëruar me një tatëpjetë të lehtë, shpesh bëhet nxitje për të tejkaluar shpejtësinë.

Aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e 2 egjiptianëve të mërkurën, mjeti i betonit pompë i të cilëve përplasi një makinë tjetër në rreth dhe më pas përfundoi poshtë në autostradë, do e zbardhë ekspertiza, por gjithsesi pamjet e shfaqin të jetë me shpejtësi. Me të njëjtën skemë, në mars 2023, një i ri që lëvizte me shpejtësi skëterrë në këtë aks përfundoi poshtë rrethit në autostradë, duke humbur jetën bashkë me 2 vajza pasagjere.

Por, aksidenti i rëndë në TEG, nuk është i vetmi i javëve të fundit me pasoja tragjike. Më 14 korrik, në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas, përplasja e një “Benzi” me një “Smart”, shkaktoi 2 viktima dhe 1 të plagosur. Dy ditë më vonë në Elbasan-Librazhd, makina e një 19-vjeçari doli nga rruga, duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Më 18 korrik në Zvërnec u aksidentua për vdekje gazetari Enrik Mehmeti, teksa lëvizte me një motor me 4 rrota. Më herët, më 30 qershor, autobusi i linjës Berat-Tiranë u përplas në autostradën Durrës-Tiranë në Yrshek, si pasojë e të cilit humbi jetën shoferi dhe u dëmtuan 12 pasagjerë.

Sa i përket statistikave, burime zyrtare pranë policisë i thanë Report Tv se në periudhën 1 qershor deri më 25 korrik, nëpër ngjarje rrugore humbën jetën në total 28 persona, 11 prej të cilëve vetëm gjatë ditëve të korrikut. Në total, gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur rreth 240 aksidente, me një numër të konsiderueshëm të personave të plagosur.

Të dhënat e policisë të përpunuara nga INSTAT për periudhën e 5 muajve të parë të vitit flasin për 547 aksidente në total, te të cilat humbën jetën ose u dëmtuan 766 persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit u regjistruan 18 ngjarje më shumë, ose thënë ndryshe 529 aksidente në 2025-ën. Por raporti ndryshon tek të dëmtuarit, vdekur dhe plagosur, pasi në 5 muajt e parë të vitit të kaluar kanë qenë 783, në krahasim me 766 në janar-maj 2026.

Rritja e aksidenteve rrugore në vitet e fundit u faturohet disa faktorëve. Ndër më kryesorët mbetet shtimi i numrit të turistëve në vend, sidomos në muajt e pikut të verës, dhe shtimit të automjeteve. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara, me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht, arriti për herë të parë më shumë se 1 milion, duke shënuar një rritje prej 9,3 %, krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, masat e marra nga policia duket se nuk e kanë dhënë efektin e duhur për uljen e aksidenteve aq sa duhet, përmes gjobave për drejtuesit e parregullt të mjeteve. Nëse në vitin 2021 ishin pak më shumë se 500 mijë, të vendosura për shpejtësi, alkool, manovra të rrezikshme, të droguar, apo parkim të gabuar, në vitin 2025 u regjistruan më shumë se 1 milion gjoba. Brenda një nate këtë të shtunë, u regjistruan 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h, të kapur përmes kamerave inteligjente.

Aksidentet me pasoja kanë detyruar disa herë në vitet e fundit Kuvendin për të kërkuar rëndim të pozitave në Kodin Rrugor. Në ditët e para të gushtit hyjnë në fuqi ndryshimet e miratuara më 19 qershor në Parlament, ku më kryesori është ndëshkimi i të dehurve në timon, i cili nëse përsëritet për herë të dytë, i heq përgjithmonë mundësinë për të drejtuar një mjet.

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

12/09/2026
Elbasani, lajm i mirë për verdheblutë, rikthehen… – Balkanweb.com – News24

Elbasani, lajm i mirë për verdheblutë, rikthehen… – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al