• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua të shkoj”, çfarë u tha Nertil Buzi negociatorëve

28/07/2026
“Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua të shkoj”, çfarë u tha Nertil Buzi negociatorëve

Nertil Buzi, 35 vjeçari që shkaktoi vrasjen e dyfishtë në Roskovec dhe në fund vrau dhe veten, ka kërkuar informacion deri në momentet e fundit për paratë që pretendonte se i kishin marrë prindërit e ish të dashurës dhe vitet që mund të qëndronte në qeli.

Zbardhja e negociatave që negociatori i RENEAS dhe prokurori Kristi Jorgji kanë zhvilluar me të, tregon një dimension sa dramatik të ngjarjes, aq edhe tragjik për fatin sesi paratë e përftuara nga aktiviteti kriminal i “shtëpive të barit” në Angli, u bën shkak për një vrasje të trefishtë.

Edhe përse negociatori dhe prokurori përpiqeshin ta bindnin për orë të tëra që të dorëzohej, sepse “zhdukja” e parave do të hetohej, Nertil Buzio sërish ishte mosbesues se ato nuk do t’i ktheheshin më.

“Jeta ime nuk vlen më. Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua ta shkoj”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërkohë që prokurori i kishte premtuar, në tentativë për ta bindur të mos vriste veten, se ai do të hetonte dhe nëse ato 730 mijë paund të pretenduara do të zbuloheshin se ishin investuar në prona, ai do t’i sekuestronte dhe do t’ia kthente.

Gjatë gjithë bisedës ai rikthehej vazhdimisht te e njëjta pyetje: “A i marr unë ato para, sepse me to do ndërtoja jetën?”

Megjithatë, shqetësimi i Nertilit nuk ndalej vetëm te paratë. Negociatorët janë përpjekur t’i shpjegojnë se, nëse vetëdorëzohej pa shkaktuar pasoja të tjera, kjo do të merrej parasysh dhe dënimi do të ishte më u ulët.

“Sa vite dënohem unë? Nuk dua të shkoj në burg. Kam qenë atje, e di sa e vështirë është”, ka pyetur ai.

Megjithatë, vlen të theksohet se deri në pikën që kishte dorëzuar Rozalindën, Nertil Buzi alias Refit Buzi nuk e dinte se vjehrri kishte ndërruar jetë nga të shtënat me armë gjahu, në orët e para të mëngjesit.

Vetë 35 vjeçari ka kërkuar vazhdimisht nga ish e dashura dhe nga negociatorët, nëse Rozalinda ishte e përfshirë në zhdukjen e parave që ai kishte mbledhur nga “shtëpitë e barit” në Angli. Dhe këtë, ai e ka shfaqur deri në momentet e fundit kur u vetëvra.

“Jeta ime mori fund. Jeta ime mori fund”, përsëriste ai vazhdimisht. Edhe pasi kishte biseduar me shefin e Komisariatit të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, të cilit i besoi dorëzimin e ish të dashurës, edhe pas bisedave me orë të tëra me negociatorin e specializuar të RENEAS, 35 vjeçari sërish dukej i pashpresë.

Përgjatë tre orëve të fundit, deri kur vendosi të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes me armën e gjahut të mbante në makinë, Nertil Buzi ka komunikuar edhe me prokurorin Kristi Jorgji, dhe përpos garancive kërkonte vazhdimisht kohë për t’u menduar.

Në rrethana të paqarta, pak kohë pasi kishte dorëzuar Rozalindën, 35 vjeçari ka mësuar se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë. Nuk vonoi shumë, dhe momente më vonë, ai qëlloi dhe veten. Në orët e mbrëmjes së asaj dite të gjatë e me ndërthurje fatesh tragjike, vdiq në spital dhe Belere Plaka.

Tre viktima dhe fati i mijëra paundëve që shkaktuan një nga ngjarjet më tragjike të zonës së Roskovecit, tani po hetohen nga Prokuroria, për të zbuluar nëse pretendimet e Nertilit kanë qenë të vërteta, dhe nëse po, ku shkuan ato.

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al