• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Nga Mero Baze

Kur u bë reforma administrative më 2015, projekti i parë ishte me 47 bashki. Pothuajse i njëjti që është sot në tryezë si version i Partisë Socialiste. Për ta bërë më dëshpëruese gjendjen për PD-në, Ilir Meta propozoi në minutat e fundit të përfshihej edhe Shpëtim Idrizi në marrëveshje, i cili natyrisht kishte “kushtet” e tij. Brenda 24 orësh, duke plotësuar “kushtet” e Shpëtimit dhe duke i dhënë shans LSI-së për qokat e veta, u bënë 61 bashki.

Pra, edhe pse procesi kishte një vit që debatohej publikisht dhe bëheshin takime në bazë, u arrit dakord të kishte 47 bashki. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë sot, përfshi Tepelenën, Përmetin, Divjakën, Poliçanin etj., ishin si sot.

Për 24 orë gjithçka u ndryshua për t’u dukur një aleancë më e madhe dhe u bënë 61 bashki. Nuk pati asnjë protestë. Pati vetëm disa pretendime të PBDNJ-së për bashkimin e Himarës me Lumin e Vlorës, duke akuzuar se po humbiste integriteti i atyre që e quajnë minoritet grek në Himarë. Me të tjerat nuk kishte asnjë problem.

Tani i njëjti film po përsëritet, por me protesta brenda PS-së. Arsyeja janë kryetarët që humbasin shansin të jenë kandidatë. Kaq banale është e gjithë situata dhe nuk ia vlen të diskutosh as për “rebelimin”, as për “djegien e teserave” dhe as për kriteret që ata kanë në mendje si argument.

I vetmi defekt që unë shikoj te reforma është që kriterin e bashkimit të bashkive të vogla në ish-rrethet e dikurshme e ka përdorur më pak se duhet. Konsultimet publike të Maznikut dhe Luciano Boçit nuk është se kanë sjellë ndonjë argument serioz, më shumë sesa kanë bërë “adetin” me popullin. Edhe Luciano, që në disa raste deshi ta përdorte për politikë, që të dukej i fortë, nuk i bëri punë, se nuk e zgjodhën nënkryetar të PD-së.

I vetmi studim serioz ekonomik që Shqipëria ka për rrethet dhe ndarjet e bashkive është logjika ekonomike dhe administrative e komunizmit, që i kishte ndarë në fillim në 26 rrethe dhe pastaj i çoi në 32. Edhe pse është turp ta themi, ai ishte edhe pushteti lokal më i decentralizuar i Shqipërisë. Vetëm gjatë komunizmit komitetet ekzekutive kanë qenë të plotfuqishme për të qeverisur territorin, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe administrative. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv drejtonte, duke emëruar dhe kontrolluar ndërmarrjet më të mëdha në rreth, arsimin, shëndetësinë, policinë, infrastrukturën, rrugët, ujin, dritat dhe gjithçka.

Në këtë kuptim, do të ishte mirë që reforma të orientohej te kjo logjikë ndarjeje, pasi janë provuar që kanë funksionuar edhe kompetencat që kanë pasur kryetarët e komiteteve ekzekutive.

Sot kryetarët e bashkive s’kanë asgjë në dorë. Nëse qytetarët nuk kanë ujë, bashkia s’ka asnjë kompetencë; nëse qytetarët nuk kanë drita, bashkia s’ka asnjë kompetencë; nëse qytetarët nuk kanë rrugë, bashkia nuk ka asnjë kompetencë; nëse qytetarët kanë probleme me shkollën, bashkia nuk ka asnjë kompetencë; nëse qytetarët kanë problem me spitalin, bashkia nuk ka asnjë kompetencë; nëse qytetari ka problem me hipotekën, që është gangrenë, bashkia nuk ka asnjë kompetencë.

Pra, bashkitë nuk ekzistojnë. Ato nuk janë as 61 dhe as do të bëhen 46. Ato janë një bordero njerëzish që marrin rroga dhe nuk kanë asnjë kompetencë për të vepruar. Ata nuk përfitojnë dot nga bizneset e mëdha në territorin e tyre, përveç taksës së tabelës, dhe as nxisin dot politika ekonomike për të tërhequr investime. Ata thjesht janë kot.

Prandaj, nëse do të rishikohet ndonjë gjë në reformën territoriale, duhet të rishikohen kompetencat e bashkive dhe decentralizimi i pushtetit vendor, për t’i bërë bashkitë qeverisje të vogla vendore. Kështu siç janë kompetencat, po të quhet një bashki e gjithë Shqipëria me disa administratorë të emëruar, nuk ka ndonjë ndryshim.

Dhe kjo e bën edhe më të neveritshme këtë kryengritje false të kryetarëve që s’e kanë parë bashkinë e tyre më vete në hartën e propozuar për ndarjen e re. Ata thjesht kanë treguar se mirë që nuk janë kryetarë bashkish, por nuk janë as prerje politike.

Se të nxjerrësh në rrugë njerëz të djegin tesera, me inskenime histerike, meqë nuk do të jesh më kryetar, do të thotë të përdorësh të punësuarit e tu për zemërimin tënd.

Tani nuk e di se çfarë do të bëjë përfundimisht Partia Socialiste me këtë projekt. Do t’i ngushtojë akoma bashkitë dhe do t’u zgjerojë kompetencat, apo do ta lërë siç është. Por çfarëdo që të ndodhë, edhe nëse e lë siç është, edhe nëse e lë siç ishte, edhe nëse e bën siç ka qenë më 1991, këta kryetarët që nxjerrin turma njerëzish në rrugë duke djegur tesera, që kam frikë se s’i kanë pasur kurrë, është mirë të digjen përfundimisht si kandidatë për t’u zgjedhur në çfarëdo posti. Dhe kjo qoftë edhe për faktin që janë gati t’i vënë zjarrin edhe qytetit për një karrige, që në fakt, kështu siç është, nuk i shërben aq qytetit dhe qytetarëve, përveçse xhepit të tyre./ TemA

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al