• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë në Greqi/ 41-vjeçari abuzon me vajzën e bashkëshortes: Gjithcka nisi kur nëna e të miturës shkoi në Shqipëri

05/08/2026

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një 41-vjeçar është dërguar për gjykim para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Larisës, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me vajzën 9-vjeçare të bashkëshortes së tij. Sipas dosjes hetimore të referuar nga Këshilli i Gjykatave të Kundërvajtjeve të Volosit, ferri për fëmijën e mitur kishte nisur që në verën e vitit 2023. Në atë periudhë, nëna e vajzës, e cila ishte shtatzënë, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë, duke lënë të bijën e saj nga një martesë e mëparshme nën kujdesin dhe mbrojtjen e 41-vjeçarit.

Duke shfrytëzuar mungesën e nënës, i pandehuri e kishte detyruar fëmijën të flinte në të njëjtin shtrat me të, duke nisur ciklin e tmerrshëm të përdhunimeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme.
Makthi i 9-vjeçares nuk ka marrë fund me kaq. Abuzimi ka vijuar pa ndërprerje deri në pranverën e vitit 2025, edhe pasi nëna ishte kthyer sërish në Greqi. Fëmija nuk kishte gjetur forcë për të folur, pasi ndodhej nën një terror të plotë psikologjik. Për të mbajtur gojën mbyllur, 41-vjeçari e kishte kërcënuar drejtpërdrejt se do të dëmtonte ose do të vriste të afërmit e saj të ngushtë, konkretisht gjyshen dhe xhaxhain e saj nga ana e babait.

Ngjarja e rëndë ka dalë në dritë vetëm falë ndërgjegjësimit dhe ndërhyrjes së palëve të treta, të cilat u bënë të vetëdijshme për situatën dramatike dhe njoftuan autoritetet. Tashmë, 41-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat e rënda për “përdhunim të përsëritur të një të miture” dhe “abuzim në akt të pahijshëm të një të miture nën moshën 14 vjeç”, për të cilën kujdesi dhe mbrojtja i ishin besuar nga prindi.

Related Posts

Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar
Kryesore

Qeveria nis procedurat për t’i marrë Pacollit Aeroportin e Vlorës

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al