• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!

07/08/2026
Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!

Komuniteti i Paleokomit në Serres vijon të jetë i tronditur pas aksidentit tragjik rrugor të së premtes në mëngjes, ku humbën jetën një nënë shqiptare dhe djali i saj 21-vjeçar, teksa po shkonin në vendin e punës. Dhimbja më e madhe rëndon mbi bashkëshortin e 43-vjeçares dhe babanë e të riut, i cili brenda pak sekondash humbi gruan dhe djalin.

Në një prononcim për televizionin publik grek ERT, ai mes lotësh tha: “Humba si gruan ashtu edhe fëmijën tim. Ata ishin duke shkuar në punë, nuk e di çfarë ndodhi. Humba gjithçka.” Fjalët e tij kanë prekur opinionin publik në Greqi, ndërsa familja po përballet me një nga tragjeditë më të rënda.

Si ndodhi aksidenti
Sipas autoriteteve greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit. Në timonin e automjetit ndodhej 21-vjeçari, ndërsa nëna e tij 43-vjeçare ishte ulur në sediljen e pasagjerit. Për arsye që ende po hetohen, makina kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një kamion. Përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe nënë e bir humbën jetën në vendngjarje. Shoferi 56-vjeçar i kamionit, i cili mbeti i plagosur lehtë, ka rrëfyer momentet dramatike të aksidentit.

“Po lëvizja normalisht në korsinë time me rreth 75-80 kilometra në orë. Papritur pashë një makinë që po vinte drejt meje. Kishte humbur kontrollin dhe kishte kaluar në kahun tim. U përpoqa të shmangesha duke lëvizur majtas, por nuk pata kohë,” deklaroi ai për televizionin Mega. Një element kyç në hetim pritet të jenë pamjet e regjistruara nga kamera e vendosur në kamion. Sipas mediave greke, në momentin e aksidentit shoferi po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook përmes kamerës së automjetit, e cila ka filmuar të gjithë ngjarjen. Pamjet tregojnë kamionin duke lëvizur normalisht në rrugën Amfipolis–Drama, ndërsa automjeti që vinte nga krahu i kundërt kalon vijën ndarëse dhe hyn në korsinë e kamionit, duke bërë të pashmangshme përplasjen.

Videoja pritet të analizohet nga ekspertët, pasi konsiderohet një provë e rëndësishme për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Familje shqiptare e integruar prej vitesh
Viktimat ishin shtetas shqiptarë që jetonin prej vitesh në zonën e Paleokomit dhe punonin në një biznes lokal. Ata njiheshin si njerëz punëtorë dhe të respektuar nga komuniteti. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe mes banorëve të zonës, ndërsa dhjetëra mesazhe ngushëllimi janë publikuar në rrjetet sociale.

Shoferi i kamionit u transportua në Spitalin e Dramës, ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi automjetin e drejtuar nga 21-vjeçari në korsinë e kundërt, duke shkaktuar tragjedinë që i mori jetën nënës dhe djalit.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al