• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë si një “platformë për shpopullimin” dhe për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë të tij, Berisha u ndal te reforma territoriale e vitit 2014, e cila reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga rreth 400 bashki e komuna në 61 bashki. Sipas tij, kjo reformë dëmtoi rëndë parimin e decentralizimit dhe solli mungesë shërbimesh për qytetarët.

Berisha akuzoi qeverinë se politikat e ndjekura që prej vitit 2014 kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre, ndërsa kundërshtoi edhe propozimin e ri për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, nga 61 në 46.

Sipas tij, në vend që të korrigjoheshin problemet e reformës së parë, qeveria po vijon me një tjetër riorganizim territorial, i cili, sipas Berishës, do të sjellë pasoja të mëtejshme për komunitetet lokale.

“Edi Rama nuk ka më legjitimitet dhe qeveria e tij, siç faktoi me hartën elektorale, me hartën e ndarjes së pushtetit lokal. Këto vite faktuan për shqiptarët se ndarja territoriale e vitit 2014 që shkurtoi, pakësoi nga rreth 400 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në 61 njësi, ishte goditja më e fuqishme që iu bë parimit demokratik të decentralizimit. Por ishte gjithashtu platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, për mungesë shërbimesh, për bojkot total të tyre”, deklaroi Berisha.

Ai e lidhi reformën territoriale me politikat e qeverisë që prej vitit 2014, duke bërë një krahasim me politikat historike të shpërnguljes së shqiptarëve.

“Reforma territoriale e Edi Ramës së bashku me politikat e ndjekura nga 2014 e gjer sot, kanë tejkaluar në fuqinë e përzënies së shqiptarëve nga shtëpitë dhe fshatrat, qytetet e tyre, mbi dy herë platformën e Vaso Çubrilloviçit, e cila për hir të së vërtetës, përveç zbatimit të largimit të shërbimeve, rrënimit të arsimit, shëndetësisë, injorimit të infrastrukturës, intimidimit me polici, pati dhe një marrëveshje ndërkombëtare me Turqinë për tërheqjen e shqiptarëve nga Kosova në Turqi”, tha ai.

Berisha vijoi akuzat duke përmendur edhe politikat e regjimeve jugosllave ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“E megjithatë regjimin opresiv të Gjeorgjeviçit dhe Paniçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama tejkaloi me dy herë numrin e të dëbuarve nga Shqipëria krahasuar me ata që u dëbuan nga Kosova”, u shpreh kreu i PD-së.

Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Rama për përqendrim të pushteteve dhe centralizim të vendimmarrjes.

“Por, i pangopur në politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, të centralizimit të plotë, duke tejkaluar në disa aspekte dhe Enver Hoxhën, i pangopur në zbimin e shqiptarëve, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, ai ndërmori hapin tjetër. Ku në vend që të korrigjonte gabimet katastrofale të reformës së parë, vazhdoi me shkurtimin e 15 bashkive të tjera duke ulur numrin në 46 bashki”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, propozimi i ri ka shkaktuar reagim të fortë te banorët e bashkive që parashikohet të shkrihen, por edhe te komunitetet që humbën pushtetin vendor pas reformës së vitit 2014.

“Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara, por dhe një reagim të fuqishëm të banorëve të cilët humbën pushtetin vendor në mënyrën më të pajustifikueshme në vitin 2014”, tha ai.

Berisha e cilësoi politikën e qeverisë si një përpjekje për centralizim të plotë të pushtetit dhe ngriti akuza edhe për politikat e migracionit.

“Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës. Kërkon të vazhdojë më tej zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia apo vende të tjera në aktin më kriminal, më antishqiptar”, u shpreh kreu i PD-së.

Në fund të deklaratës, Berisha përshëndeti qytetarët që kanë protestuar kundër reformës territoriale në disa zona të vendit dhe bëri thirrje për vijimin e protestave.

“Me këtë rast unë përshëndes përzemërsisht të gjithë ata qytetarë, të rinj, të moshuar, burra, gra, që në 70 ditë protestë lartësuan si kurrë më parë nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar në betejën e tij për të ardhme”, tha Berisha.

Ai vijoi duke përshëndetur banorët e bashkive që sipas tij parashikohet të zhduken me reformën e re, si dhe qytetarët e zonave të tjera që mund t’i bashkohen protestave.

“Përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë nga bashkitë të cilat Edi Rama i ka përcaktuar për zhdukje me reformën e re dhe të atyre të tjerave që po përgatiten të ngrihen në një kryengritje paqësore të fuqishme gjer në përmbysjen e sulltanit të Surrelit, këtij sundimtari që ka humbur çdo legjitimitet”, përfundoi Berisha.

Related Posts

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026
Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave
Kryesore

Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave

08/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al