• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

11/08/2026
Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

Nga Engjëll SERJANI

Tashmë është pothuajse e pranuar unanimisht nga të gjithe aktorët dhe faktorët parandalues si shqetësim i madh, se agresioni i dhunës digjitale mbetet nje faktor i fuqishëm që rrit bullizimit tek fëmijët dhe të rinjtë.
Dhuna digjitale ka ndikimi të dukshēm tek rritja kurbës së rasteve të bullizimit në ditët e sotme duke u bërë si fenomene negative gjithnjë e më të ndërthurura. Kjo dhunë qe përgjithësish hyn në jeten e breznive të reja duke u shoqëruar me fyerje, kërcënime, poshtërim, përhapjen e fotove ose videove pa leje, përjashtimin nga grupet online, krijimin e profileve false dhe forma të tjera të agresionit përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve, mesazheve dhe platformave të tjera online.

Gjatë disa takimeve “Open Days” në Gjirokastër dhe Tepelenë në periudhën mars-qershor 2026 në kuadrin e Programit “Forcimi i Policimi në Komunitet në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nëprmjet projektit për parandalimin e bullizmit: “Nga ndërgjegjësimi tek veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe në Komumitet”, që zbatohet në Qarkun e Gjirokastrës nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mesues, prindër, nxënës dhe përfaqësues të policisë në këto dy qytete. folësit e përfshitë në debat pohuan unanimisht se dhuna digjitale ka ndikimin e të fortë dhe të drejtpërdrejt në rritjen e rasteve të bullizmit në shkolla. Me shumë interes për publikun e gjerë ishtë edhe referimi i debatit në disa raste konkrete dhe në të dhënë shumë domethënëse dhe aktuale nga vendi.

Në nëntor 2025, UNICEF në Shqipëri publikoi rezultatet e një studimi kombëtar me mbi 850 të rinj në dhjetë qytete. Sipas këtij studimi, një në pesë të rinj shqiptarë kishte përjetuar ngacmim online. Pothuajse një e katërta e incidenteve përfshinin autorë anonimë ose profile false. Edhe më shqetësuese akoma ishte fakti që rreth 85% e fëmijëve rrallë ose kurrë nuk flisnin me prindërit për abuzimin online dhe mbi 92% thanë se nuk ndiheshin në gjendje t’u drejtoheshin mësuesve.

“Bullizimi nuk fillon dhe as mbaron më në oborrin e shkollës. Një fëmijë që bullizohet në klasë, mund të vazhdojë të sulmohet edhe në rruge, në kafe-bar, në shtëpi, përmes telefonit. Kjo e bën viktimën të ndihet sikur nuk ka më një hapësirë të sigurt.

Ne ditët e sotme një fyerje apo video poshtëruese që dikur mund ta shihnin disa nxënës, sot përmes rrjetëve sociale ajo shumëfishohetduke u shpërndarë tek qindra apo mijëra persona brenda pak minutash” nënvizon me shqetesim Manjola Haska, drejtore e shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” në Tepelenë.

Ndërkohë që drejtoresha e Shkollës së Mesme Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, Matilda Gushi ka një shqetësim tjetër. Sipas saj, ndonjëherë ndeshen probleme edhe me vetë prindërit e fëmijëve, të cilët barrën dhe përgjegjësinë e perciellin vetëm tek shkolla dhe mësuesit. “Ne na duhet që të edukojmë prindërit me idenë se edukimi i fëmijëve është i ndërthurur mes shkolles, familjes, institucioneve ligj-zbatuese dhe shoqërisë*, nënvizon drejtoresha Matilda Gushi.

Sipas mësuesve dhe prindërve pjesëmarrës në debatet e hapura: fëmijët mund të bëjnë online gjëra që ndoshta nuk do të guxonin t’i bënin ballë për ballë. Profilet false dhe llogaritë anonime e bëjnë edhe më të vështirë identifikimin e autorit.

Për nxënësen Livia Kërçani nga shkolla “Sali Nivica” në Tepelenë, edhe fshirja e profileve, mesazheve false nuk mjafton, pasi në rrjet mbetet përmbajtja e tyre, e cila mund të jetë kopjuar, fotografuar ose rishpërndarë. Kjo mund ta zgjasë shumë vuajtjen e viktimës së përgojuar”. Kësisoj, “pëlqimet” dhe shpërndarjet, mund ta kthejnë agresionin në spektakël të rrezikshëm për viktimat. Në disa raste, reagimet e të tjerëve e shpërblejnë autorin bullizues me vëmendje dhe e nxisin atë të vazhdojë. Kufiri midis bullizimit dhe dhunës digjitale në këto raste bëhet i paqartë. Një konflikt që nis në shkollë mund të vazhdojë në TikTok, Instagram, WhatsApp apo platforma të tjera dhe anasjelltas.

Por ka edhe një problem më të thellë, për shefin e rendit në Komisariatin e Policisë Tepelenë Klaudio Mixha, kur dhuna digjitale nuk dëmton vetëm viktimën. Ajo mund të ndryshojë edhe mënyrën se si fëmijët mësohen ta perceptojnë dhunën. “Sepse në praktikën tonë të parandalimit të bullizmit në shumë raste fyerja, tallja, turpërimi dhe ekspozimi publik në mënyrë të përsëritur shihen si “argëtim” dhe kufiri moral midis shakasë dhe dhunës në këto raste mund të zbehet”. Prandaj, një nga sfidat më të mëdha është t’u mësojmë fëmijëve se një veprim qoftë edhe në formë shakaje nuk bëhet më pak i dhunshëm vetëm sepse kryhet me humor fyes.

Në fakt pothuasje të gjithë aktorët parandalues të bullizmit e pranojnë se teknologjia digjitale rrezikon dhe mund t’i japë bullizimit shpejtësi, publik, anonimitet dhe jetëgjatësi, që janë katër elemente të cilët e bëjnë atë potencialisht shumë më të rëndë se bullizimi tradicional. Debati publik apo aktivitetet me të rinjtë, mund të ndihmojë shumë nëse kthehen në faktorë të fuqishëm publicistik, me titull, argumente, shembuj konkretë dhe një përfundim që të përcjellë një mesazh të fortë për prindërit, shkollën dhe shoqërinë.

Gjatë ditëve të hapura në Gjirokastër dhe Tepelënë, të zhvilliara në periudhen mars- qershor pjesëmarrësit në debate bënë edhe një dallim të qartë dhe shumë të rëndësishëm, sepse sipas tyre pasojat më ekstreme të bullizimit digjital nuk janë vetëm psikologjike, sepse në rastet më të rënda mund të çojnë në vetëdëmtim, tentativa vetëvrasjeje dhe tragjikisht edhe në humbje jete. Natyrisht kjo nuk do të thotë se çdo rast bullizimi çon në këto pasoja, por rreziku bëhet serioz kur dhuna është e vazhdueshme, publike dhe fëmija mbetet i izoluar.

Gjatë diskutimeve në ditët e hapura në Gjirokastër, mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e policisë janë ndalur të dy raste konkrete shumë të rënda të ndodhura dy nxhënësve të Gjimnazit “Sirri Shapllo”. Për Oltiana Nanon, inspektore e policisë në Komisariatin e Policisë Gjirokastër: “Këto dy raste ekstreme që kaluan në vetëvrasje, na treguan se parandalimi duhet vleresuar shumë seriozisht, se lufta jonë e përbashkët është kaq të rëndësishme dhe se dhuna digjitale mund të jetë fillimisht një fyerje, tallje apo kërcënim pas ekranit, por pasojat e saj mund të dalin shumë shpejt nga nga kontrolli”. Nga bullizimi rutinë, nga humori dhe ngacmimi i thjeshtë rutinor online, situate degjeneron deri te pasojat më tragjike.

Takimet e hapura ne Gjirokaster e Tepelenë krijuan një opinin të gjerë për domosdoshmërinë e një kthese më të dobishme dhe më konstruktive në punën dhe aktivitetin parandalues duke u ndalur jo vetëm në rastet me pasojat tragjike, por sidomos në rastët në dukje rutinore por me rrezikshmëri të lartë për të arthmen. Pyetja kryesore që mbetet dhe kërkon përgjigje është: Çfarë duhet të bëjë shoqëria përpara se një fëmijë të bëhet viktimë? Emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve në debat ishte se për domosdoshmërinë masave më efikase që duhen marrë nga të gjithë aktorët për të ndërtuar një zinxhir përgjegjësish, ku shteti, shkolla, familja, policia dhe shoqëria civile ntë veprojnë në mënyrë të koordinuar.

Gjirokastër Gusht 2026

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al