• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kaskë speciale, Vershtapen dhe “lamtumira” e tij nga Zandvorti

17/08/2026
Një kaskë speciale, Vershtapen dhe “lamtumira” e tij nga Zandvorti

Pa sentimentalizma, por me një dozë trishtimi. Kështu Maks Vershtapeni i thotë lamtumirë, ose më mirë “shihemi së shpejti”, pistës së Zandvortit, e cila të paktën në aventurën e tij në Formula 1 mbyll një etapë në vitin 2026.

Pista e Holandës iu rikthye kalendarit të Formula 1 në vitin 2021, pas një rikonstruksioni të thellë, dhe ka qenë një pistë talisman për katër herë kampionin e botës, i cili ka regjistruar tri fi tore dhe ka dalë gjithmonë në podium. Dihej tashmë se Zandvorti nuk do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 në vitin 2027 dhe piloti holandez dëshiron t’i japë një lamtumirë të madhe garës së shtëpisë. Duke nisur me një kaskë speciale, të cilën e prezantoi në rrjetet sociale.

Ajo u shoqërua me një mesazh të shkurtër në “X/Twitter”: “Për garën time të fundit në shtëpi Faleminderit, Zandvort”. Në kaskën e bardhë shihen shumë lule, një prej simboleve të vendit të tij. Në “Instagram”, Vershtapeni ishte disi më i drejtpërdrejtë: “Një Çmim i Madh ikonë Kujtime të paharrueshme që do të zgjasin gjithë jetën”, shkroi ai.

Lamtumira është pranuar
Piloti i Red Bull Racing dëshiron t’i shijojë këto momente. “Është Çmimi im i Madh i shtëpisë, ndaj me siguri do ta shijoj shumë. Këtë shpresoj, duke pilotuar mirë. Shpresoj të jetë pak më mirë se këtë fundjavë, të paktën”, tha ai në Hungari, duke iu referuar një fundjave jo shumë të mirë në Hungaroring. Piloti holandez e ka pranuar prej kohësh mungesën e Zandvortit në kalendar dhe premton se do të vazhdojë ta vizitojë këtë pistë. “Do të jetë fantastike të shoh tifozët Sigurisht, nuk do të ketë një Çmim të Madh të Formula 1 atje, por ka shumë kategori të tjera që vazhdojnë të garojnë dhe, nëse dikush dëshiron të organizojë një ditë në pistë, cirkuiti nuk do të zhduket. Kështu që, nga ana ime, do të vazhdoj ta shijoj pilotimin atje, edhe nëse nuk do të jetë në Formula 1, dhe kjo nuk është problem. Ajo që dua është ta shijoj me tifozët”, deklaroi Vershtapeni.

Lavdërime për Zandvortin
Vershtapeni gjithashtu deshi të vlerësonte punën e bërë nga kjo pistë gjatë rikthimit të saj në epokën moderne. “Është jashtëzakonisht mbresëlënëse ajo që kanë bërë për ta rikthyer. Dhe mendoj se, në momentin kur organizuan garën e parë, ishte një shembull i shkëlqyer për shumë Çmime të Mëdha të tjera, për mënyrën se si duhet organizuar dhe ofruar argëtim”, përfundoi piloti holandez.

Related Posts

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Infantino nuk ia fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna një zyrtar të lartë të FIFA-s

17/08/2026
Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato
Sport

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato

17/08/2026
FORMULA 1/ Luis Hamilton i përmirësuar, i jep vetes notë mesatare
Sport

FORMULA 1/ Luis Hamilton i përmirësuar, i jep vetes notë mesatare

17/08/2026
Një lider i vërtetë tek Atalanta, Gjimshiti pranë rekordit historik me bergamaskët
Sport

Largimi nga skuadra, Atalanta: Faleminderit Gjimshiti!

17/08/2026
Më shumë gara Sprint nga 2027-ta, Formula 1 mund të ndjekë shembullin e MotoGP-së
Sport

Më shumë gara Sprint nga 2027-ta, Formula 1 mund të ndjekë shembullin e MotoGP-së

17/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Sport

Hidhet poshtë kërkesa e Dinamos për shtyrjen e ndeshjes, me Vorën luhet të dielën – Balkanweb.com – News24

17/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari

4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje

18/08/2026
“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Infantino nuk ia fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna një zyrtar të lartë të FIFA-s

17/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al