• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

Një shtëpi e rikonstruktuar plotësisht, dy punë në distancë me paga gjashtëshifrore dhe një jetë e qëndrueshme në SHBA. Sam Correll, 38 vjeç, dhe Spencer Claiborne, 30 vjeç, kishin arritur atë që për shumë amerikanë konsiderohet “ëndrra amerikane”. Por në një moment kuptuan se kjo jetë nuk po i përmbushte më dhe vendosën të linin gjithçka pas për ta nisur nga e para në Shqipëri.

Çifti amerikan u zhvendos në Sarandë në gusht të vitit 2024, pasi më parë kishte udhëtuar për tre muaj në disa vende evropiane, mes tyre Itali, Maltë, Portugali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në kërkim të një vendi ku mund të ndërtonin një jetë të re.

Historia e tyre është rrëfyer në një intervistë për Business Insider, ku tregojnë se largimi nga SHBA nuk ishte fillimisht një plan konkret. Ata thjesht ndiheshin të lodhur nga rutina.

“Ëndrra amerikane” për ta kishte nënkuptuar një shtëpi të bukur dhe një punë të qëndrueshme. Gjatë pandemisë, ata kishin rikonstruktuar plotësisht shtëpinë e tyre, ndërsa fundjavat kalonin duke u marrë me punime dhe gjatë javës punonin në zyrë.

Por, sipas tyre, jeta kishte nisur të dukej sikur po përsëritej çdo ditë.

“E kishim ndërtuar jetën, por në atë pikë nuk po bënim më asgjë të re”, rrëfen Correll.

Ata nuk donin të prisnin pensionin apo pleqërinë për të parë botën dhe për të provuar një mënyrë tjetër jetese. Kështu nisën një udhëtim tremujor në Evropë.

Pas kthimit në SHBA, vendosën të shisnin shtëpinë dhe, më pak se një vit më vonë, të zhvendoseshin jashtë vendit. Shqipëria nuk ishte destinacioni i tyre i parë, por shumë shpejt u bë zgjedhja përfundimtare.

“Vendosëm të hidhemi në një mundësi dhe të besojmë te Shqipëria”, thotë Claiborne.

Të dy lanë pas karrierën korporative dhe punët në distancë me paga gjashtëshifrore. Ata nuk kishin një plan të detajuar për atë se çfarë do të bënin në Shqipëri, por vendosën të mbështeteshin te eksperienca e tyre në biznes dhe sipërmarrje.

Sot, në Sarandë, ata merren me sipërmarrje dhe këshillojnë persona të tjerë që duan të zhvendosen jashtë SHBA-së.

Një nga faktorët që ndikoi në zgjedhjen e Shqipërisë ishte edhe lehtësia e qëndrimit për shtetasit amerikanë. Sipas tyre, amerikanët mund të qëndrojnë deri në 12 muaj në Shqipëri pa vizë dhe më pas mund të aplikojnë për një leje qëndrimi afatgjatë.

Çifti zgjodhi rrugën e sipërmarrjes dhe krijimit të një biznesi për të marrë leje qëndrimi. Sipas Correll, ata arritën të siguronin një leje qëndrimi pesëvjeçare rreth gjashtë muaj pas mbërritjes në Shqipëri, me një kosto totale prej më pak se 2 mijë dollarësh për të dy.

Për ta, Shqipëria përfaqëson edhe një mundësi për sipërmarrësit.

“Kur mbërritëm, nuk ishim 100% të sigurt se si do të fitonim para, por sapo u vendosëm këtu kuptova se aftësitë tona amerikane në biznes dhe mendësia sipërmarrëse do të ishin të vlefshme”, tregon Correll.

Por ndryshimi më i madh nuk ishte vetëm zhvendosja nga një shtet në tjetrin. Ishte vendimi për të hequr dorë nga pjesa më e madhe e gjërave që kishin mbledhur gjatë viteve.

Ata shitën shtëpinë dhe lanë pas mobiliet, veprat e artit dhe shumë prej sendeve personale që kishin pasur në SHBA.

Për Claiborne, pikërisht këto sende ishin kthyer në një pengesë.

“Ishte pasuria jonë ajo që po na mbante pas”, shprehet ai, duke e përshkruar procesin si njëkohësisht të vështirë dhe çlirues.

Sot, dy amerikanët thonë se janë të kënaqur me vendimin për të provuar një jetë të re në Shqipëri.

Ata nuk e shohin domosdoshmërisht këtë si një vendim për gjithë jetën, por si një mundësi për të provuar diçka ndryshe.

“Kur je më i ri, mund të thuash: ‘Do ta provoj’. Dhe nëse nuk funksionon, ke ende kohë të bësh diçka tjetër”, thotë Claiborne.

Për të, dilema ishte e thjeshtë: nëse nuk do ta provonte, mund të pendohej më vonë.

Sot, nga Saranda, Sam Correll dhe Spencer Claiborne thonë se janë mirënjohës që patën guximin të lënë pas jetën e tyre në SHBA dhe të provojnë një fillim të ri në Shqipëri.

Related Posts

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë
Lajme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej

19/08/2026
“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil
Kryesore

“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

19/08/2026
Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit
Kryesore

Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit

19/08/2026
Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia
Kryesore

Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia

19/08/2026
Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al