Klubi i Partizanit ka humbur shërbimet e mesfushorit të talentuar Tedi Malaj për të paktën pjesën e parë të sezonit.
Mesfushori 19-vjeçar i cili ka qenë vazhdimisht një alternativë për ekipin e parë në sezonet e fundit te të kuqtë, ka pësuar një dëmtim në ligament dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Kësisoj, ai pritet të mungojë për disa muaj nga fushat e lojës, duke qenë kështu një alternativë më pak për trajnerin Bratu në pjesën e parë të edicionit.
“Tedi Malaj ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut gjatë fazës përgatitore. Mesfushori ynë i talentuar 19 vjeçar i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale të ligamentit kroiiat anterior, operacion i cili është kryer nga profesor doktor Sasa Jankovic.
Pas disa ditësh Malaj do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhej në njoftimin e klubit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








