Nevil Dede, trajneri i Egnatias, doli në konferencë para takimit ndaj Lillestrom në Conference League.
“Objektiva njeriu ka gjithmonë. Ne atë që kishim deklaruar, pra klubi, presidenti dhe unë bashkë me djemtë, ishim të bindur që në grupet e Conference League duhet të shkonim patjetër, sepse e meritonin djemtë. Tani na ka dalë përpara një objektiv akoma më i madh, siç është Europa League.
Është një event i madh për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për çunat tanë, por për gjithë komunitetin e futbollit. Ne e dimë çfarë mund të bëjmë, çfarë lojtarësh kemi dhe që ta kemi përsëri objektiv këtë tur të Europa League. E dimë që mund të bëjmë akoma më mirë. Djemtë kanë kapacitete, po e shohin realisht forcën e tyre. Besoj që këto janë armët tona më të forta, kapiteni dhe eksperienca e qetësia në këtë grup.
Lillestrom? Kemi ardhur deri këtu me meritë, ndoshta meritonim diçka më shumë. Ne nuk marrim pjesë në Champions sepse kemi humbur në penallti. Ne nuk kemi humbur ndeshje, jemi eliminuar pa humbje. Nuk jemi spektatorë. Nuk kemi ardhur në play-off të Europa League për shëtitje. Unë mendoj se e meritojmë”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








